shq
ip
10
Vonesat e trenave i
bezdisin njerëzit
Në lidhje me vonesat e trenave të hekurudhave shtetërore
mbetën shumë prapa objektivave të tyre. Është vërtetuar
se vonesat më shumë se tre minuta në gjashtëmujorin e
parë të këtij viti arritën deri në 12,7%. Ndërsa supozohet
që nëse merren parasysh aksidentet dhe defektet teknike
të kohës së fundit këto vonesa deri në fund të vitit do të
mbërrin deri në 13%. Ndërkaq objektivi i vonesave për
këtë vit i deklaruar nga ana e hekurudhave shtetërore
është 11%.
[AKM / ID-3837]
Si rezultat i aksidenteve dhe
defekteve teknike të njëpasnjëshme që ndodhën muajve
të fundit bëri që udhëtimet
me tren të mos jenë më të sigurta për mbërritje me kohë
dhe të sigurt. Duket se arritja
e sërishme e rekordit të hekurudhave shtetërore, të cilat në
vitin 2011 lavdëroheshin se 90%
të udhëtarëve arrin me kohë
në destinacionet e tyre, është
mjaftë e vështirë.
Krahas punimeve të rinovimit
të hekurudhave që vazhdojnë
në shumicën e vendeve, aksidentet dhe defektet teknike të
njëpasnjëshme vë në vështirësi
pasagjerët të cilët preferojnë
udhëtimet me tren. Hekurudhat
që brenda një dite transportojnë 970.000 pasagjerë luajnë një
rol mjaftë të rëndësishëm nga
aspekti i transportit në Zvicër.
Në gjashtëmujorin e parë të
këtij vitit hekurudhat shpenzuan 70 milionë franka vetëm për
rinovimin e mekanizmave elektronike të kontrollit dhe krahas
kësaj ende nuk mund të evitohen rreth 17 gabime ditore.
Ndërsa rezultati i kësaj doli në
pah menjëherë. Udhëheqja e
hekurudhave deklaroi se të ardhurat në gjashtëmujorin e parë
të vitit arrin shifrën e 100 milionëve të cilat në krahasim me
vitin e kaluar janë ulur për 28%.
Hekurudhat në Zvicër
Linja e parë e hekurudhave në
Zvicër u ndërtua në vitin 1847
mes Cyrihut dhe Badenit dhe kishte një gjatësi prej 30 km. Fi-
llimisht u planifikua qendra dhe
operimi i hekurudhave (kushtetuta e vitit 1848). Por, pasi që
procesi ecte ngadalë parlamenti
në vitin 1852 vendosi që përgjegjësinë e ndërtimit të lë kantoneve me leje të përfitimit nga
kompanitë private. 30 vjet pas
kësaj në vend u ndërtua rrejti
i hek urudhave në gjatësi 2500
km.
Ndërkaq në ditët e sotme Zvicra është një vend që ka rrjetin
më të dendur të hekurudhave
(122m/km²) në mesin e vendeve evropiane me përjashtim Monakon dhe Vatikanin. Pothuajse
nuk ka mbetur asnjë vendbanim
në Zvicër i cili nuk ka lidhje me
transportin publik. Madje edhe
për në Jug (kantoni Graubünden) që është vendbanimi më
i lartë në Evropë, ka transport 8
herë në ditë. Hekurudhat standarde në vend kanë një gjatësi
prej 3778 km dhe vetëm 10 km
prej tyre nuk janë të elektrifikuara.
Si shtesë e kësaj gjatësia e hekurudhave të ngushta është
1766 km. Hekurudhat Federale
të Zvicrës (die Schweizerischen Bundesbahnen (SBB)) me
një rrjet të hekurudhave me
gjatësi të përgjithshme 3007 km
dhe kapaciteti prej 300 milionë
pasagjerë brenda viti kanë një
rrjet më të gjatë dhe më të rëndësishëm të vendit. Ndërsa BLS
AG me një rrejt prej 440 km
është operatori i dytë më i rëndësishëm i vendit. Gjithashtu
ndodhen 47 kompani private të
mical menaxhojnë me hekurudhat në vend.
Për shkak të terrenit malor në
Zvicër ndodhen edhe një numër
i madh i linjave të teleferikëve.
Hekurudhat në botë
Në pjesën e madhe të dy shekujve që lamë pas, sistemet e
hekurudhave botërore ishin një
simbol dhe me plotë kuptim të
fjalës një lokomotivë e modernizimit. Hekurudhat luajtën një
rol të rëndësishëm në revolucionin industrial, zhvillimin e
Amerikës perëndimore dhe në
hapjen e ekonomisë globale për
popujt në të katër anët e botës.
Hekurudhat lidhin shoqëritë me
njëra-tjetrën, nxisin rritjen e
qyteteve dhe mundësonin transportin e mallrave brenda dhe
mes qyteteve.
Edhe pse dashurinë ndaj trenave e lamë pas, lidhja që kemi
me ata ende vazhdon. Çdo vit
në botë me hekurudha transportohen 10 miliardë tonelata mall
dhe 21 miliardë pasagjerë. Nëse
marrim parasysh rritjen aktuale
të popullsisë dhe tendencat për
urbanizime kolektive, duket se
kjo kërkesë do të rritet. Tregu
global i hekurudhave mes viteve
2006-2007 u rrit për 9%. Pritet
që kërkesa për trenat transportues vetëm në SHBA të dyfishohet brenda 25 viteve të ardhshme.
Kjo kërkesë është mjaftë e dobishme. Efikasiteti energjetik
i transportit hekurudhor, është
2-5 herë më i madh se transporti tokësor ose ajror. Një ton i
mallrave që transportohet me
hekurudhë me 3,7 litra karburant arrin në 680 km. Në këtë
mënyrë një tren transportues
mbi binarë mund të zëvendësoj
280 kamionë në rrugë dhe kështu
ulet konsumi i karburanteve, shmanget ngarkesa e trafikut dhe
emetimet e gazrave. Edhe transporti i pasagjerëve me anë të
hekurudhave në krahasim me
automjetet dhe avionët liron 10
herë më pak monoksid karboni.
Problemet që jetohen këtu, tejkalojnë kërkesat globale për hekurudha, krijojnë presion ndaj
sistemit aktual global, kufizon
aftësinë e rritjes së ekonomive
të brishta duke shkaktuar pengesa. Në qendra më të frekuentuara mund të ndodhin vonesat
e trenave ose në linjat njëdrejtimëshe duhet të pritet kalimi i
trenit tjetër. Duhet të modernizohen sistemet për prenotimin e biletave të pasagjerëve.
Rritja e numrit të banorëve në
qytete bën që të shtohet nevoja
për hekurudha si asnjëherë më
parë dhe rritja kërkesave për
shtetet për të ofruar siguri për
hekurudhat.
SBB mit massiv mehr
Verspätungen
Die SBB verfehlen erneut ihr
eigenes Pünktlichkeitsziel. Im
ersten Halbjahr erreichten 12,7
Prozent der Passagiere ihre Destination mit mehr als drei Minuten
Verspätung. Für das ganze Jahr
rechnet die Bahn nun sogar mit
einer Verspätungsquote von 13
Prozent. Das Jahresziel wären elf
Prozent gewesen.