Aktuell7 - 131016 Albanisch | Page 18

shq ip 18 Libër me kënegë për fëmijë Edhe pse ne kemi shumë vjersha, këngë per fëmijë, por jo edhe për ata fëmijë deri në moshën pesë vjeçe, shpjegon autorja në promovimin e librit „Ne jemi të vegjël, ne jemi fëmijë“ Sebehate Ismailji-Zulfiji ka prezantuar në Cyrih, librin dhe CD-në me këngë dhe lojëra  për fëmijë të vegjël me titullin „Ne jemi të vegjël, ne jemi fëmijë“ Zonja Maya Mulle udhëheqëse e:Elternbildung CH, njëherit mbështetës të këtij libri, veç tjerash u shpreh: „Këngët për fëmijë u përkasin të gjitha kulturave.Sebehat Ismailji Zulfiji, një grua shqiptare që jeton në Zvicër, ka vendosur të botojë një libër me CD për fëmijë  me këngë për fëmijët shqiptarë. Ajo ka përmbledhur këngë fëmijësh dhe tekste nga librat  shqiptare. Ky projekt u mundësua nga Elternbildung CH – Dachverband der Elternbildung. Njëherit për punën organizative, logjistike dhe administrative që ky libër sa më shpejt të mbërrijë te lexuesit e vegjël e ka mundësuar Elvis Zulfiji. Ideja për të realizuar këtë projekt „Si një profesioniste për nxitjen e integrimit në fushën e fëmijërisë së hershme, udhëheqëse e një grupi të fëmijëve Prezantimin e bënë edhe më zvarritës shqiptarë dhe ndërmadhështorë profesionistë mu- mjetësuese e kulturës, konstazikorë nga Maqedonia, njherit tova se një gjuhë e jetuar dhe ky grup ka ilustruar në mënyrën  kultivuar amtare ka dometmë të bukur dhe profesioniste hënie të madhe. duke ju përshtatur moshës për Ky libër mbështet fëmijët në fëmijë të vegjël“. mësimin e gjuhës së tyre dhe inkurajon pavarësinë. Përveç kësaj, fëmijët dhe të rriturit mund ta kultivojnë kulturën shqiptare në vendlindjen e re“, përfundon autorja e librit dhe CD-së „Ne jemi të vegjël, ne jemi fëmijë“, Sebehate Ismaili-Zylfiji. Gazeta javore Aktuell7, ishte prezente ne promovimin e librit. Porosinë e librit mund ta bëni në këtë adresë  www.elternbildung.ch/aktuelles.html. Zvicra kualifikohet për Botërorin 2014 Zvicra kësaj radhe ka qenë më e fortë se çdo herë tjetër, pasi ishte e përforcuar me gjashtë shqiptarë, kështu duke siguruar kualifikimin për Botërorin, Brazili 2014. Helvetët kanë arritur që të mposhtin Shqipërinë në stadiumin “Qemal Stafa” me rezultat. Atmosfera në “Qemal Stafa” ishte përsëri mahnitëse, duke mbledhur tifozët nga të gjitha trojet etnike, por edhe ato që kishin ardhur nga mërgata, e të gjithë të grumbulluar në mbi 13 mijë shqiptarë për të parë edhe një herë dyluftimin shqiptaro shqiptar,të ndarë 11-të me fanellën kuqezi dhe 6 të tjerë me atë helvetike. Pos që ishte kjo një ndeshje vendimtare, ishte edhe historike pasi në fushë ishin 14 shqiptarë, një gjë që ndodhi për herë të parë në historinë e kualifikimeve. Pjesa e parë ishte e balansuar, por me avantazh të lehtë të Zvicrës. Xherdan  Shaqiri dhe Granit Xhaka të emocionuar nuk jepnin maksimumin e tyre, teksa tifozët treguan sjellje jo korrekte ndaj tyre, ashtu sikurse edhe kishin paralajëmruar se do dti fyejnë dhe do ti shajnë me kore të ndryshme. Në pjesën e dytë u zhvillua lojë tjetër. Me të filluar pjesa e dytë, anësori shqiptar pjesë e ekipit më të mirë evropian, Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, pranoi një top në zonë, nga ku realizoi dhe golin e parë me një goditje precize (48’). Por Shasqiri nuk festoi golin, duke ulur kokën pas portës së Berishës. Shqipëria më pas vazhdoi dominimin e lojës, por përsëri duke mos konkretizuar para portës.  Dhe përsëritet rregulli i pa shkruar, nëse nuk shënon, pranon, ndërsa tani ishte Lang ai që dyfishoi epërsinë për Zvicrën e shqiptarëve (79’) për 2:0. Mirëpo shqiptarët nuk u dorëzuan edhe pse rezutati aspak nuk ishte premtues vetëm 11 minuta para fundit të ndeshjes. Golin e nderit e shënoi Hamdi Salihi nga pika e bardhë (89’). Me këtë barazim Shqipëria humb të gjitha gjasat për t’u kualifikuar, ndërsa tani më është   me 10 pikë në vendin e pestë dhe me vetëm një ndeshje të mbetur për të zhvilluar. Por shqiptarët nuk duhen të jenë të dëshpëruar, pasi gjithsesi ata që u fyen dhe u shanë, pra gjashtë shqiptarë do të jenë në Botërorin, Brazili 2014,kështu që shqiptarët do të kenë më shumë se gjysma e një kombëtareje.   Zvicra duke u kualifikuar mbetet  dhe lidere e Grupit E me 21 pikë. Shqiponja e Lazios e ardhur posaçërisht në këtë ndeshje për të fluturuar në vendin e shqiponjave është lëshuar nga kulla pranë stadiumit dhe pasi kishte kryer dy xhiro spektakolare është ulur  mbi flamurin tonë kombëtar në qendër të mesfushës.