Aktuell7 - 131009 Albanisch | 页面 8

shq ip 08 Orët private të mësimit nuk sjellin rezultate Me anë të një studimit të bërë në Basel doli në pah se orët private të mësimit nuk kontribuojnë shumë në përmirësimin e notave, madje në disa raste ndikojnë edhe negativisht. [BAM / AID-3832] Çdo herë vjen duke u rritur numri i prindërve që marrin orë private të mësimit për fëmijët e tyre. Njëri në gjashtë fëmijë në Zvicër (17%) merr orë private të mësimit. Ndërsa më së shumti orë merren nga lënda e matematikës. Universiteti i Baselit dhe FHNW vazhdojnë me punime të studimit të përbashkët të bërë në drejtim të dobive të orëve private të mësimit. Orët private të mësimit nuk rrisin notat Në kuadër të studimeve të bërë u morën mendimet e 10.000 nxënësve mes klasave 5-9 dhe u kontrolluan rritjet e notave në periudha 3 mujore. Sado që nxënësit mendojnë se këto mësime kontribuojnë në notat e tyre, nuk është vërejtur një rritje e dukshme të këtyre notave. Ndërsa një përcaktim tjetër që habit është kështu: Mësimet në qendra private të arsimit janë dy herë më të shtrenjta se sa orët private të më- simit. Në orët private të mësimit zhvillohen veçoritë e punimit të temës dhe aftësia e të menduarit dhe nxënësve u tregohet se si ti qasen me vetëdije problemit dhe çfarë metode të zgjidhjes duhen ndjekur. Ndërsa në qendrat private të arsimit bëhet e kundërta dhe aftësia e të menduarit të nxënësve dobësohet edhe më shumë. Ekspertët propozojnë shkolla me ditë të plotë Eksperti Hans Ulrich duke e bërë të ditur se mësimet priva- te kanë një prestigj në shoqëri, ai thotë se duhet të largohen nga kjo. Ulrich thotë se në qoftë se për fëmijë dhe të rinjtë në shkolla organizohet një arsim sistematik gjatë tërë ditës, atëherë nevoja për mësime private do të ulet në minimum. Ndërsa ekzistenca e mësimeve private tregon se shkollat janë të pamjaftueshme për nxitjen dhe monitorimin e procesit të mësimit të fëmijëve.