Aktuell7 - 131009 Albanisch | Page 9

shq ip 09 Deri në takimin e radhës në Züspa! Edicioni i 64-të i Panairit Züspa që u organizua më datat 20-29 shtator 2013 u frekuentua mjaftë nga vizitorët. Në rreth 400 stenda të ngritura në këtë panair u prezantuan prodhimet e reja, ndërsa për vizitor u organizuan gara dhe shfaqje të ndryshme. [AKM / AID-3837] Me qindra marka të ushqimeve dhe pijeve, të produkteve të sportit, modës, mobilje të shtëpive dhe kopshtit, të kuzhinës dhe banja, shëndetësisë dhe medias, gjatë 10 ditëve iu prezantuan dashamirësve të tyre. Ndërsa panairi Creative që zinte vend në katin e sipërm u mirëpritën vizitorët që dëshironin të tregojnë aftësitë e tyre. Züspa, e cila është njëra prej panaireve të mëdha të Zvicrës, ashtu si çdo vit tjetër edhe këtë vit tërhoqi interesim të madh posaçërisht të familjeve. Gjatë këtyre 10 ditëve Panairi Züspa mirëpriti afërsisht 100.000 vizitorë dhe në këtë panair u organizuan shfaqje të modës, sportistët e ZSC Cyrih dhe GC Cyrih u takuan me dashamirësit e sportit. me familjet e tyre më së shumti kohë kaluan në stendat e gastronomisë, edhe blene gjëra të ndryshme. Ndërsa ata që morën pjesë për të parën herë, deklaruan se kanë arritur të prezantohen në një masë të madhe. Pjesëmarrësit të kënaqur nga interesimi Më shumë se 600 persona që punonin në më shumë se 400 stenda, u përpoqën të kalojnë çaste të bukura me vizitorë. Pas prodhimit të çokolatës, tërheqjeve të lojërave shpërblyese, garave të ndryshme, shfaqjeve i erdhi fundi edhe panairit të sivjetmë të Züspas. Punonjësit e gastronomisë, të cilët erdhën për ti prezantuar shijet e ndryshme, ishin mjaftë të kënaqur nga interesimi i vizitorëve. Pjesëmarrësit deklaruan se ata të cilët erdhën Çfarë thanë vizitorët? Zona e pashmangshme e familjeve me fëmijë ishte ajo e ngjitjes, pjesa ku ishin gjedhet dhe pjesa e ushqimit dhe pijeve. Ndërsa organizimi i shfaqjeve të ndryshme për fëmijë ishte njëra prej arsyeve kryesore të vizitës së Züspas nga ana e familjeve. Ndërkaq për të rinjtë e pasionuar pas sportit Züspa ishte një rast i veçantë për tu takuar me yjet e klubeve ZSC Cyrih dhe GC Cyrih. Me dhjetëra persona që prisnin me fanellat në duar për nënshkrim dhe fotografi me sportistët formuan një radhë të gjatë. Ndërkaq të pasionuarit pas modës u dyndën drejt shfaqjeve të modës. Në panair ku u organizuan edhe shfaqjet për fëmijë, stendat e rrobave tërhoqën interesim mjaftë të madh. Interesim i madh për Panairin Creative Panairi që u organizua njëkohësisht me Züspan ndodhej në katin e sipërm. Creative ishte vendi i takimit të njerëzve të të gjitha moshave ku ata treguan aftësitë e tyre. U organizuan aktivitetet në vizatim, në punim prej qeramikës, në piktura. Pjesëmarrësit, të cilët treguan kreativitetin e tyre patën rastin ti prezantojnë punimet e tyre vizitorëve. Në këtë panair ku mbretëronte një atmosferë interaktive, pjesëmarrësit patën rastin edhe ta sprovojnë veten e tyre. Mos harroni! Panairet që organizohen shumë shpesh në Zvicër, markat e famshme prezantojnë prodhimet e tyre dhe disa prej tyre edhe bëjnë zbritje të posaçme për panair. Ata që dëshirojnë ti ndryshojnë mobilet e tyre, që duan ta blejnë një makinë për kafe, që duan të njihen me markat e famshme nuk duhen ti humbasin këto panaire. Krahas stendave të vendosura, gjatë panairit organizohen edhe aktivitete të ndryshme. Në këto panaire ku vizitorët e çdo grup-moshave mund të gjejnë diçka që iu përshtatet atyre, në Zvicër pothuajse janë kthyer në një traditë.