shq
ip
07
Sa janë të ndotura paratë zvicerane?
Sipas një studimi të bërë nga ana e një ekipi mikrobiologjik, kartëmonedhat e frankës zvicerane është më
e dëmshme në krahasim me euro apo rupin indiane.
Ndërsa frankat e reja që priten të lëshohen në qarkullim nga ana e Bankës Qendrore janë edhe më të dëmshme në këtë aspekt.
[AKM / AID-3819]
N
jë studim i bërë nga ana
e shkencëtarëve holandez dhe turq për Bankën Qendrore të Anglisë mbi
këto kartëmonedha gjeti bakterie të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Duke i hulumtuar kartëmonedhat të vendeve tjera, krahas
pamjes së tyre të ndotur duket
se nuk dëmtojnë shumë shëndetin e njeriut. Arsyeja e kësaj
janë bakteriet mbi kartëmonedhat. Studimi në fjalë nxori në pah se mbi sipërfaqet e
parave, të cilat duken mjaftë të pastra, formohen kushtet
e volitshme për jetën e bakte-
rieve për shkak të substancave
të ndryshme që përdoren gjatë
prodhimit.
Si rezultat i studimeve mikrobiologjike të bëra mbi disa kartëmonedha të caktuara, gjetja
e bakterieve të dëmshme për
shëndet mbi këto kartëmonedha, madje vazhdimi i shumimit mbi këto kartëmonedha,
është një fenomen i ri për shkencëtarët.
Publikimi i rezultateve të studimeve të bëra për Bankën Qendrore të Anglisë në revistën e
famshme “New Scientist” shkaktoi një jehonë të madhe në
opinionin publik. Studimi i bërë
nga ana e një ekipi të kryesuar nga doktori turk Habin Gedik, tregoi se tre llojet e bakterieve të dëmshme për shëndetin e njeriut vazhdojnë të mbijetojnë mbi sipërfaqen e kartëmonedhave. Në deklaratën e
bërë thuhet se paraja është një
mjet i rëndësishëm i komunikimit dhe se është mjaftë e habitshme mbijetesa e bakterieve mbi paratë të cilat duken të
pastra.
Kartëmonedhat e lëshuara në
qarkullim nga ana e bankave
qendrore përmbajnë një sërë
masa preventive për të parandaluar falsifikimin e tyre. Në
mesin e këtyre masave ndodhen
edhe masa të ndryshme plastike të shtuara në letrën e përdorur për shtypjen e kartëmonedhave. Ndërkaq këto substanca
sigurojnë një ambient të përshtatshëm për jetën e baktereve.
Parë nga ky aspekt, kartëmonedhat që Banka Qendrore e
Zvicrës do ti lëshoj në qarkullim në një të ardhme
të afërt janë edhe më të
rrezikshme. Pretendohet
se këto substanca të huaja që ndodhen në kartëmonedhat e reja, do të
ofrojnë më shumë mundësi që
këto baktere të mbijetojnë.
Paratë më të ndyta:
Njësia monetare e Rumanisë,
Lei është paraja më e ndotur
nga aspekti i përmbajtjes së
bakterieve të dëmshme.
Edhe mbi dollarin kanadez këto
bakterie kanë mundësi të jetojnë
Bëhet fjalë për gjetjet të
ngjashme edhe për dollarin
amerikanë.
Ndërsa dirhemi i Marokut ofron
më pak kushte për jetën e
këtyre bakterieve.
Ndërkaq euroja tregon veçori të njëjta me dërhemin maroken.
Mundësia e jetës së baktereve
mbi rupin indian është mjaftë
e ulët.
Kuna kroate është më e mira në
këtë drejtim në mesin e parave tjera.
Franka zvicerane është vetëm
pak më e mirë në krahasim me
lein e Rumanisë.
Ndërkaq frankat e reja që do të
dalin në qarkullim duket se do
të kalojnë lein e Rumanisë.
Wie dreckig sind
Schweizer Banknoten?
Schweizer Banknoten sind unhygienischer als Euro-Scheine und
indische Rupien. Das haben Mikrobiologen nachgewiesen. Und der
Franken könnte bald noch schmutziger werden. Genau das ergab
eine Studie von niederländischen und türkischen Infektiologen und
Mikrobiologen. Sie untersuchten dabei die Überlebensrate von häufigen Bakterien auf Geldscheinen aus verschiedenen Ländern.