shq
ip
17
Gjeneva – Të gjitha bukuritë në një vend
Gjeneva është një qytet me një numër të madh të bukurive. Ky qytet që del në pah me aktivitete politike, zhvillimin
ekonomik dhe risitë shkencore, është kthyer në pothuajse qendrën e pjesës franceze. Simboli i qytetit është fontana
Jet d’eau e lartë 140 metra që ndodhet në brigjet e liqenit të Gjenevës.
[BAM / AID-3719]
Q
endra politike e Zvicrës. Qendra evropiane UNO dhe Kryqi i
Kuq Ndërkombëtar Gjerman
(IKRK), ndodhen në Gjenevë.
Përfaqësitë diplomatike të 130
anëtarëve të UNO-s ndodhen
këtu. Gjeneva pas Nju Jorkut
është një qytet i rëndësishëm
nga aspekti diplomatik. Sipas
deklaratës së UNOG, (United
Nations Office at Geneva), 2/3
e vendimeve të marra në emër
të Kombeve të Bashkuara merren në Gjenevë. Pra, Gjeneva
luan një rol të rëndësishëm në
vendosjen e koordinimit ndërkombëtar.
Qyteti i parqeve
Parqet që ndodhen në Lac Leman i shtojnë një bukuri të veçantë qytetit. 20% të qytetit të
Gjenevës përbëhet prej parqeve dhe vendeve të gjelbëruara. Brigjet e liqenit të Gjenevës janë të përshtatshme
për shëtitje dhe ture me biçikletë. Ndërsa turet me barka
në liqe janë më të preferuarat
nga ana e turistëve. Qasja deri
tek mali Saleve që ndodhet
në Francë është mjaftë i lehtë nga Gjeneva (Nga qendra e
Gjenevës shkohet deri në Veyrier-Ecole me autobusë numër
8, 34,41 ose me makinë deri
në Veyrier-Douane ose deri në
stacionin Tat në Veyri). Në Saleve ku mund të dilni me teleferik në lartësi 1100 metra ju
mirëpret një pamje e jashtëzakonshme me qytetit të Gje-
nevës, maleve Alper dhe Jura
dhe Mont Blanc.
Zemra e qytetit rrahë në
Altstadt (qyteti vjetër)
Në pjesën historike të qytetit
që quhet Altstadt mund të hasni në një numër të madh të butikëve, galerive të artit dhe kafeteritë. Mos lëni pa i vizituar
edhe rrënojat arkeologjike që
ndodhen në pjesën e poshtme
të katedralet.
Të pasionuarve pas kuzhinës
franceze
Për shijet fantastike të kuzhinës franceze Gjeneva është një zgjedhje e mrekullueshme. Të pasionuarit pas kuzhinës klasike franceze, duhet
të shijojnë Le Chat-Botte në
hotelin “Beau Rivage”. Ndërsa për një verë të shijshme ju
rekoman