Aktuell7 - 131009 Albanisch | Page 16

shq ip 16 Një ekspozitë e fuqishme – Revolucioni (Revolution) – JOHN CHAMBERLAIN, IDA EKBLAD, CHRISTINE STREULI Ende ka kohë! Këtë ekspozitë të posaçme mund ta vizitoni deri më datën 13 tetor 2013 në Lucern Kunstmuseum. R evolucioni! Është tema e këtij viti e Lucern Kunstmuseum-it dhe artistët që këtë temë e trajtuan në veprat e tyre të fuqishme. Në këtë ekspozitë do të keni rastin për të parë veprat e artistit amerikanë John Chamberlai (1927-2011) dhe të dy artisteve të reja, të zviceranes Christine Steuli (e lindur në vitin 1975) dhe norvegjezes Ida Ekblad (e lindur në vitin 1980). Ekspozita e përzier e mbushur përplot me shpërthime, përleshje, fuqi dhe energji paraqet ndjeshmëritë e përbashkëta të këtyre tre artistëve që të bën të mendosh se pothuajse janë binjakë shpirtëror. John Chamberlain njihet për skulpturat e punuara prej automobilave të shtypura dhe prej fuçive të naftës. Në veprat e tij Chamberlain kritikoi periudhën e kufizuar të automobilave dhe botën e rritur të konsumit. Së bashku me veprat e Chamberlain-it të mbledhura nga vendet e ndryshme evropiane, veprat relaksuese dhe plotë energji të Streulit dhe Ekblad-it formojnë një ekspozitë larg nga trishtimi. Kjo është një ekspozitë e vlefshme dhe interesante të cilën mund ti rekomandojmë lexuesve tanë. Edicioni i 9-të i Festivalit të Filmit në Cyrih – Përjetoni kënaqësinë e filmit ndërkombëtarë në Cyrih Të gjitha sytë e kinematografisë botërore do të jenë të kthyera nga Cyrihu më datat 26 shtator – 6 tetor 2013. Limmatplatz dhe rrethina mirëpret për të 9-tën herë festivalin e filmit. [BAM / AID-3794] G jatë 11 ditëve dashamirësit e filmit në Cyrih do të kenë rastin për të parë 122 filma nga 27 vende të ndryshme. Ndërsa 16 filma do të shfaqen për herë të parë në këtë festival. Festivali i filmit, i pari i të cilit u organizua në vitin 2005, brenda disa vitesh është bërë i famshëm në botë dhe është bërë njëri nga festivalet më ambicioze në arenën ndërkombëtare. Qëllimi i festivalit ka për qëllim formimin e një platforme që do ti japë vend filmave të kineastëve e ardhmja e të cilëve është e ndritshme. Me këtë planifikohet qëllimi që pikësëpari banorët e Zürichut dhe pastaj të tjerët të marrin një formë tradicioni që të takohen me kulturën e filmit. Rrjedha e programit Duket se festivali ku do të shfaqen filma të ndryshëm do të ndikojë mjaftë tek pjesëmarrësit. Në festival do të ketë edhe shpërblime emocionuese për kineastët. Kategoritë e shpërblimeve që do të bëhen do të jenë kështu: Konkursi ndërkombëtar i filmit me me- trazh të gjatë, konkursi i filmit me metrazh të gjatë gjerman, konkursi i filmave dokumentarë të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, konkursi ndërkombëtar i filmave dokumentar. Krahas shfaqjeve të filmave festivali do të gjallërohet edhe me premierat e festivalit, shfaqjet e posaçme dhe me Border Lines. Në kategorinë e “Vizonit të ri” për çdo vit shqyrtohet kinematografia në njërën prej vendeve të ndrysh- me të botës. Ndërkaq vendi që do të shqyrtohet këtë vit është Brazili. Premierat e shfaqjeve do të mirëpresin emrat e famshëm të ardhur jashtë Zvicrës. Ndërsa njëri prej mysafirëve të posaçëm është Hugh Jackman fituesi i çmimit Golden-Icon që do të merr pjesë në premierën e filmit Prisoners në Zvicër. Për programin dhe biletat: www.zff.com