shq
ip
15
Të rinjtë dëshirojn të
bëhen Avokatë
Rechtswissenschaft
immer beliebter
Fakulteti juridik i Universitetit të Cyrihut, që është universiteti më i madh i Zvicrës, çdo
herë e më shumë bëhet fakulteti më i preferuar për studime. Sipas numrit të studentëve të publikuar së bashku me fillimin e vitit të ri akademik pas fakultetit filozofik, fakulteti juridik ndodhet në vendin e dytë me 3800 studentë. Ndërsa fakulteti i ekonomisë radhitet i treti.
N
dërsa rritja e numrit të
studentëve të universitetit, që hapi dyert për
26.600 studentë në mes të shtatorit, mbeti rreth 200 studentë.
Arsyeja e kësaj është ulja e numrit të studentëve të rinj nga 3770
në 3600. Si rezultat i uljes së
numrit të studentëve të ardhur
posaçërisht nga Gjermania është
vërejtur një rritje e atyre mërgimtarë. Ashtu sikurse edhe viteve të kaluara numri i studentëve
është rreth 4500 që përbënë 17%
të numri të përgjithshëm.
Përqindja e femrave mes studentëve është e njëjtë me vitin e
kaluar, pra rreth 57%. Në fakultetin filozofik që është fakulteti më
i madh, përqindja e femrave është dyfish më i lartë se ai i meshkujve. Ndërsa në fakultetin e veterinarisë vazhdon shumica absolute e femrave ku në gjashtë studentë pesë janë femra.
Das Fach Rechtswissenschaft wird an der Universität Zürich immer beliebter.
Rund 3800 Jusstudierende
starten am Montag ins
Herbstsemester. Damit sind
die Rechtswissenschaften
nach der Philosophischen
(11'700) neu zur zweitgrössten Fakultät geworden. Die
Wirtschaftswissenschaften
rutschten auf Platz drei ab.
[AKM / AID-3796]
Ndërkaq numri i studentëve në
Universitetin Teknik të Cyrihut
këtë vit arriti mbi 18.000. Tërheq
vëmendjen se afërsisht 4000 prej
tyre janë femra që kryejnë studimet e doktorimit. Ndërsa numri i studentëve të rinj është 2700
dhe nuk ndryshoj në krahasim me
vitin e kaluar. Numri i studentëve mërgimtarë sipas Universitetit
të Cyrihut është pak më i lartë,
rreth 19%, thënë ndryshe njëri
në mesin e pesë studentëve është mërgimtar. Krahas kësaj niveli
i femrave këtë vit është ulur prej
32,2% në 30,4%. Dega që tërheq
vëmendjen më së shumti në Universitetin Teknik është inxhinieria e makinerisë ndërsa ajo pasohet nga arkitektura.
Ndërsa në universitetin e dytë
më të madh të vendit, Universiteti i Bernit, këtë vit pati një rritje të dukshme të numrit të studentëve dhe kjo shifër doli mbi
17.000. Universiteti, i cili vitin e
kaluar bëri një sërë rregullimesh
që e bëri më tërheqës vitin akademik, mori karakterin e promovimit të hulumtimeve. Shtimi kaq
shumë i numrit të studentëve, që
vitin e kaluar ishte 15.400, tregon se Universiteti i Bernit është
bërë një qendër e re tërheqëse.
Rritja e numrit të studentëve
në universitete në Zvicër është
shumë më i madhe në krahasim
me rritjen e popullsisë. Në krahasim me vitin 1990 niveli i studentëve që studiojnë në universitete këtë vit është rritur për 33%.
Ndërkaq arsyeja e kësaj rritjeje
është pjesëmarrja më e madhe
e femrave dhe mërgimtarëve në
arsim. Ndërkohë që niveli i femrave dhe mërgimtarëve në universitete në vitin 1990 ishte 39%,
aktualisht ky nivel i kaloi të 50%.
Në mënyrë të ngjashme niveli i
studentëve mërgimtarë gjatë pe-
riudhës së njëjtë nga 19% arriti
në 28%. Në qoftë se merret parasysh se niveli i femrave në mesin e të diplomuarve nga shkollat
e mesme në ditët e sotme është
rreth 60%, pritet që ky zhvillim
të rritet edhe më shumë.