Aktuell7 - 131009 Albanisch | Page 18

shq ip 18 Ushqimi i shëndetshëm tek adoleshentët dhe jeta dinamike Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë adoleshenca përfshinë grupmoshat prej 10-19 vjeç. Kjo periudhë pranohet si periudha e kapërcimit nga fëmijëria në adoleshencë. [BAM / AID-3754] Ë shtë një proces që ka fazat e tij që qojnë në pjekuri fizike, psikologjike dhe sociale. Gjatë periudhës së adoleshencës në sy bien zhvillimet dhe rritjet e papritura. Rritja trupore tek femrat fillon në moshën 10 ndërsa tek meshkujt në moshën 12 vjeçare. Zgjedhja e ushqimit dhe aktivitetet fizike për të rinjtë në këtë moshë janë të rëndësishme për shkak të të ushqyerit jashtë shtëpisë. Zgjedhja e ushqimit të shëndetshëm ndikon në zhvillim. Për shembull: për zhvillimin e kockave nevo- jitet kalciumi, për zhvillimin e muskujve proteinat, për energji yndyrat dhe për metabolizëm vitaminat dhe mineralet. Përzgjedhja e ushqimit Mënyra e të ushqyerit të shëndetshëm duhet të përkrahet nga ana e familjeve. Sipas një studimi të bërë me të rinjtë, konsumi i pamjaftueshëm i perimeve dhe frutave, komunikimi i dobët familjarë, shikimi i ekzagjeruar i televizionit, përdorimi i kompjuterit dhe njohuria e ulët e të ushqyerit paraqesin risk të rëndësishëm. Familjet duhet të vetëdijësojnë të rinjtë në lidhje me ushtrimet e rregullta, konsumet e ushqimeve me pak yndyrë për të patur një jetë të shëndetshme. Aktivitetet fizike Gjatë periudhës së adoleshencës është shumë e rëndësishme të shtohen aktivitetet fizike për të siguruar një zhvillim të shëndetshëm dhe për të zvogëluar riskun nga mbipesha. Sporti më i përshtatshëm për një adoleshent që do të fillojë për herë të parë me ushtri- me është shëtitja. Ushtrimet që shtojnë djersitjen dhe përshpejtojnë frymëmarrjen ose shëtitja 3 herë në javë me nga 30 minuta do të jenë të mjaftueshme. Ndërsa pas 4 javëve mund të bëhen shëtitje më të gjata 5 ditë në javë. Qëndrimi i familjes gjatë periudhës së adoleshencës luan një rol shumë të rëndësishëm. Ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj duke i dhënë siguri pa e kritikuar. Mos harroni se shembulli më i madh për fëmijët është familja. Burim: Ministria e Shëndetësisë  Asgjë e shëndetshme përveç qumështit të gjirit Gjatë Javës së Ushqimit në Gji që festohet çdo vit mes datave 1-7 tetor, bëhen përpjekje që me anë të mbledhjeve të ndryshme dhe mjeteve të komunikimit të përhapet në shtresa të gjera të shoqërisë rëndësia që i kushtohet qumështit të nënës në mbarë botën dhe të rikujtohet epërsia e këtij qumështi. S epse ushqimi në gji siguron fillimin më të mirë për fëmijët. Madje qumështi i nënës ka rol të madh në mbrojtjen e shëndetit të fëmijës. Një numër i madh i studimeve vë në pah se fëmijët që ushqehen me qumështin e nënës sëmuren më pak. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), rekomandon që foshnjat në 6 muajt e parë të ushqehen vetëm me qumështin e nënës duke mos pirë as ujë, më pas të fillohet me ushqime shtesë dhe ndërkohë të vazhdohet dhënia e gjirit deri në moshën 2 vjeçare. Krahas kësaj shumica e [BAM / AID-3802] nënave fillojnë shumë herët me dhënien e ushqimeve dhe pijeve artificiale fëmijëve dhe ndërpresin të ushqyerit me gji edhe para moshës 2 vjeçare. Arsyet e shpeshta të ndërprerjes së hershme të gjirit ose të fillimit me të ushqyerit shtesë janë vështirësitë me të cilat ballafaqohen nënat gjatë të ushqyerit në gji, duke mos ditur se si të sillen dhe mendimi se qumështi është i pamjaftueshëm. Mendimi i përgjithshëm për të ushqyerit në gji është se ka nevojë të përkrahet më shumë.