Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 11

10 këshillë shprehitë e këqija të dëgjimit të leksioneve Para disa vitesh pata hulumtuar rreth asaj se cilat mund të jenë dhjetë shprehitë më të këqija të dëgjimit të ligjëratave. Edhe pse diskutimi tyre këtu është në lidhje me mënyrat që ato mund të na ndikojnë në një situatë të dëgjimit formal, efektet e këtyre shprehive mund të jenë po aq shkatërruese në situata më pak formale të dëgjimit në shtëpi, në shkollë, në grupe shoqërore dhe të biznesit. 1.Të quajturit e lëndës “e mërzitshme” Dëgjuesit e këqij zakonisht e quajnë lëndën si të hidhët që ta udhëheqin vëmendjen e tyre dhe këtë e përdorin si një arsyetim për bredhjen e mendjes së tyre. Dëgjuesit e mirë mund të ketë dëgjuar me qindra biseda për të njëjtën temë, por ata shpejt vendosin për të dëgjuar nëse folësi do të thotë ndonjë gjë që mund të jetë e dobishme për ta. Çelësi i dëgjuesve të mirë është tek fjala me shumë pak shkronja të përdorura. Dëgjuesit e mirë janë shumë analizues, shoshitës, hedhin grurin nga kashta. Ata janë gjithmonë në gjah të diçkaje më praktike ose më të vlefshme për të ruajtur mbrapa në mendjen e tyre që ta shtyjnë në funksion në muajt apo vitet në vijim. G.K.Chesterton ka thënë para disa viteve që në këtë botë nuk ka diçka si ajo material jo interesant por vetëm njerëz të pa interesuar. dhjeta herë më i rëndësishëm se sa veshja apo pamja e jashtme. 3.Të filluarit e mbi stimulimit Dëgjimi efikas bie në zero kur dëgjuesi preokupohet shumë për një pjesë të prezantimit që e bënë të humb pjesën vijuese. Në Universitetin e Minesotas ne mendojmë se ky zakon i mbrapsht është shumë kritik, kështu që në klasat ku ligjërojmë kemi vënë në ballë të secilës dërrasë të zezë thënien : ‘Mbaje vlerësimin përderisa sa kuptimi të jetë plotësuar – lëre folësin të thotë’’. Është me rëndësi të kuptojmë pikëpamjet e folësit si tërësi për t’i pranuar apo refuzuar ato. 4.Dëgjimi vetëm për faktet Kam menduar që është e rëndësishme dëgjimi i fakteve. Por e kam zbuluar që pothuajse pa përjashtim janë dëgjuesit e varfër që thonë se dëgjojnë faktet apo pikat kryesore. Ata i marrin faktet, por i ngatërrojnë në mënyrë tronditëse dhe në përgjithësi i humbin shumicën e tyre. Dëgjuesi i mirë dëgjon për pikat kryesore të folësit apo ligjëratës dhe i përdorë ato për ti lidhur temat dhe për t’u dhënë kuptim atyre si një tërësi. Në fund ata kanë më shumë fakte të bashkangjitura me temat e ndërlidhura më shumë se shënimet e atyre që dëgjojnë vetëm për fakte. Nuk është edhe aq e nevojshme që të shqetësohemi shumë për faktet, por faktet kanë kuptim vetëm kur parimet plotësojnë kontekstin. 2.Kritika ndaj folësit Është një sport i brendshëm i dëgjuesve të mbrapshtë që të gjejnë gabime se si folësi duket, vepron dhe fletë. Dëgjuesi i mirë mund të ketë parë kritika por shpejt vendos t’i kushtoj vëmendje asaj çfarë folësi fletë dhe jo si e thotë. Për pak minuta, dëgjuesi i mirë e kupton që kjo është mënyra se si folësi i fletë me gjithë gabimet e mundshme. Ata e dinë që mesazhi është 11