“... atëherë e kuptova se po përjetoj realizimin e një ëndërre të kahmotshme.”
Intervistë me studenten ZEJNEPE JAKUPI-BYTYÇI
Zgjimi Islam
“... atëherë e kuptova se po përjetoj realizimin e një ëndërre të kahmotshme.”
Zgjimi Islam: A mund të na prezantoheni shkurtimisht?
Zejnepe Jakupi: Jam Zejnepe Jakupi. Kam lindur më 8 prill 1990, në Shtime. Shkollën fillore e kam përfunduar në vendlindje, ndërsa të mesmen në medresenë e mesme“ Alaud-din” në Prishtinë. Tani jam studente e vitit IV, në Fakultetin e Studimeve Islame. Jam e martuar në Malishevë, për momentin jetoj në Prishtinë.
Zgjimi Islam: Pse vendosët të bëheni teologe? në Këshillin Mësimor Shkencor( KMSH). Me aq sa kemi pasur mundësi jemi munduar që studentëve dhe të tjerëve t’ u ofrojmë disa aktivitete. Si rezultat i kësaj, në vitin e dytë jam shpallur studentja më e mirë dhe jam shpërblyer me një laptop, ndërsa në vitin e tretë përsëri u zgjodha studentja më e mirë e që kësaj radhe u shpërbleva me një çmim special. U shpërbleva me kryerjen e Haxhit. Nuk kam besuar për këtë derisa e kam parë veten në Medinën e Ndritshme. Atëherë e kuptova se po përjetoj realizimin e një ëndrre të kahmotshme.
Zejnepe Jakupi: Arsyet janë të shumta. Jam rritur në një familje me traditë fetare islame, e cila familje në disa breza ka nxjerrë disa hoxhallarë. Rezultat ky që mua më bëri ta dua Allahun xh. sh. dhe fenë e Tij, prandaj, qysh kur isha gjashtë vjeç e deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, kam qenë nxënëse e rregullt e mësim-besimit në xhami. Aty mësova parimet islame. Dashuria që më ishte ngulitur thellë në zemër ndaj fesë Islame bëri që unë të mos ndalem me kaq. Sa e përfundova shkollën fillore, vendosa mbulesën dhe u bëra nxënëse e medresesë. Përkrahja nuk më mungonte nga askush, sidomos nga babai im, i cili më mbështeti me gjithë forcat e tija. Edhe pse familje me traditë fetare, unë isha vajza e parë në familje dhe në rrethin e gjerë që mbaja mbulesën islame dhe që po përfundoja medresenë. Fatmirësisht kjo gjendje ka ndryshuar tani. Ndërsa, arsyeja kryesore që unë kam zgjedhur të bëhem teologe është fakti se vendi ynë ka shumë nevojë për edukim fetar, sepse nuk mjafton vetëm t’ i përkasësh një feje, por nga programi i saj përfiton vetëm atëherë kur e konkretizon dhe e jetëson atë në jetën e përditshme. Këtu dua të theksoj një dëshmi të psikologëve, të cilët thonë se:“ Mendja e fuqishme që ndjekë qëllime praktike është mendja më e mirë në botë”.
Zgjimi Islam: A mund të na flisni për sukseset tuaja si nxënëse dikur dhe si studente tani?
Zejnepe Jakupi: Si nxënëse e shkollës fillore kam qenë prej nxënësve të dalluar. Kam treguar sukses të shkëlqyeshëm dhe kam qenë aktive edhe jashtë procesit mësimor, duke marrë pjesë nëpër gara të ndryshme komunale. Edhe në medrese e pata këtë fat. Isha prej nxënësve të dalluar. Kisha sukses të shkëlqyeshëm dhe isha pjesëmarrëse nëpër gara të ndryshme siç janë ato të Kur’ anit dhe të dijeve të përgjithshme, dhe isha organizatore e programeve të ndryshme. Për tri vite me radhë isha anëtare e Kryesisë së shkollës dhe anëtare e redaksisë, ndërsa në vitin e katërt isha kryetare e shkollës. Sa i përket fakultetit, sipas meje është maja e sukseseve të mia. Edhe këtu nuk më mungoi suksesi. Gjatë tri viteve paraprake notën e kam pasur gjithnjë mbi nëntë( 9), ndërsa, sa i përket aktiviteteve jashtë procesit mësimor, dy vite isha anëtare e Unionit Studentor, ndërsa vitin e kaluar isha nënkryetare e Unionit Studentor( US) dhe përfaqësuese e studentëve 6
Zgjimi Islam: E përmendët Haxhin, me çfarë kriteri u zgjodhët ju për kryerjen e Haxhit, dhe si ndiheni tani si studentja e vetme që fituat shpërblim?
Zejnepe Jakupi: Kjo ka qenë punë e Dekanatit, dhe besoj se nuk ka qenë e lehtë, duke e ditur se në fakultetin tonë ka shumë studentë të mirë. Për të fituar të drejtën e Haxhit, kushti ka qenë që studentët me notë mesatare mbi nëntë të dorëzojnë indeksat në Dekanat që, pastaj, ata të bëjnë përzgjedhjen e më të mirëve. Edhe unë isha prej atyre që konkurova në këtë garë. Natyrisht se përveç notës mesatare, dekanati ka pasur parasysh edhe aktivitetet dhe cilësitë e atij studenti. Duke i marrë parasysh këto kritere, Dekanati e pa të arsyeshme që unë të jem e shpërblyera me Haxh. Më pyetët si ndihem tani?
Unë tani ndihem personi më i lumtur në botë, sepse, jo vetëm se kam arritur të kryej një urdhër të Zotit, por se këtë e kam bërë me mundit tim të pandalshëm gjatë këtyre viteve.
Zgjimi Islam: Arsyeja pse zgjodhëm që ju të jeni e intervistuara jonë për revistën“ Zgjimi Islam” është se ju u zgjodhët studentja më e mirë dhe u shpërblyet me kryerjen e Haxhit. Na i përshkruani disa momente që i keni përjetuar gjatë Haxhit?