Zgjimi Islam
arsye se po vjen një vit i ri! I ri për kë? Për secilin nga ne është vit i vjetër! Dhe gjithashtu nuk është e logjikshme të festohet diçka që ende nuk ka ardhur! Nëse nuk jemi këmbëgulës dhe të qëndrueshëm në vlerat që i kemi, koha në të cilën po jetojmë e bën edhe botën të ndryshojë. Edhe koncepti për jeten e veten tonë po merr dimensione të reja dhe nuk mendojmë fare për identitetin tonë. A mos frika nga humbja e identitetit është vetëm mosnjohje e vetës dhe tjetrit? Kjo bën t’ i bashkangjitemi karvanit të tëhuajësimit tonë kulturor e religjioz. Atëherë cili qenka“ Viti i RI” i muslimanëve që ta festojmë atë? Kjo temë na lidhë me ngjarjen që kalimthi e cekëm më lartë, pra bëhet fjalë për“ Hixhretin”, shpërnguljen me padëshirë të Muhammedit a. s. me shokët nga vendlindja e tij Meka, në një qytet tjetër- Medinë. Edhe pse u larguan nga vendi i tyre, Muhamedi a. s. qajti për atë vend. Ata emigruan në një vend tjetër ku edhe ndërtuan shtetin e parë Islam. Zoti xh. sh. Muhamedit a. s. vetëm i tregoi se ai do të shpërngulet nga vendi i tij, ndërsa mënyra e shpërnguljes, organizimi, gjetja e rrugës, ishte punë e Muhamedit a. s. me shokët e tij që e instaluan. Hixhreti gjatë viteve të para të Islamit në Medinë luajti rol të jashtëzakonshëm në përhapjen e fesë së re në Siujdhesë. e më vonë edhe përtej Hixhazit( Arabisë). Ajo është ngjarje universale, kthesë radikale në ruajtjen e dinjitetit njerëzor shpirtëror dhe fizik. Për këtë arsye Hixhreti shërben për shkollë gjatë tërë historisë, pa marrë parasysh sistemin e qeverisjes, gjininë, moshën, ngjyrën, gjuhën, mjedisin gjeografik, etj. Ende pa arritur në Medinë, Muhammedi a. s. u ndal të pushojë në vendin Kuba. Aty e filloi ndërtimin e xhamisë së parë në Islam. Ndërtimi i xhamisë flet mjaft për synimet e Muhammedit a. s.. Xhamia do të jetë strumbullari i jetës dhe i veprimtarisë së të gjithë muslimanëve. Nga xhamia do të organizohet jeta e brendshme dhe e jashtme, paqja dhe lufta, solidariteti dhe mësimi; çdo gjë në interes të muslimanëve. Qyteti i Medinës i vëllazëroi muslimanët. Ata ndanë pasurinë, ata ndanë problemet, ata ndanë fitimet. Çdo gjë e bazuar në parimin e vëllazërisë fetare, madje për një kohë të shkurtër edhe trashëgimia bëhej mbi këtë parim. Medina është bërthama e ummetit musliman, që sot shtrihet në një çerek të botës në përgjithësi. Ardhja e muslimanëve në Medinë dhe vendosja e tyre aty hapi shtigje të reja në pikëpamje të marrëdhënieve ndërfetare dhe ndërnacionale. Aty nuk kishte vetëm muslimanë, por edhe idhujtarë, hebrenjë dhe të krishterë. Duke e analizuar këtë gjendje, shumë shpejt Muhammedi a. s. hartoi Kartën e Medinës( Sahifa), në të cilin dokument rregulloheshin të drejtat dhe detyrimet e të gjithëve, muslimanëve dhe jomuslimanëve. Kjo Kartë është kushtetuta e parë e aplikueshme në botë. Ajo i rregulloi për mrekulli raportet e besimit, politikës, ekonomisë, strategjisë, etj. Sikur e kemi cekur në fillim se jeta njerëzore lë gjurmë pas vetes, qofshin ato të mira apo jo të mira, kurse ne duhet të jemi ata që e selektojmë vetëm të miren dhe të marrim mësim nga ngjarjet e kaluara. Nëse ne festojmë nje festë padyshime ajo duhet të jetë edhe përkujtim për ne për përmirësimin tonë. Tek e fundit kjo botë është e tillë, njerëzit e përceptojnë në mënyra të ndryshme, dhe përfitimet nga kjo jetë i kanë të ndryshme. Ata të cilët më së shumti fitojnë në këto festa komerciale janë komercialistët. Kurse në anën tjetër, çdo herë e më shumë zbehen festat religjioze të cilat nuk bëjnë shpenzime të kota, ku komercialistët nuk mund të fitojnë sa duhet. Ky është mashtrimi në emër të festave të fundvitit. Sipas këtij sistemi jete që është bërthama e strukturës së shoqërisë perëndimore, sovraniteti i Zotit në qiell dhe Tokë u është transferuar përfaqësuesve të këtyre klasave, mendim ky krejtësisht i gabuar, lajthitës. Kjo mënyrë e qeverisjes së popullit jo vetem që nuk arrinë që njeriu të bëhet mbinjeri, por ai u shndërrua në gjendje kur më nuk mund ta ruajë pozitën e vet ekzistuese. Shoqëritë në vend që të arrijnë rendin, sistemin e drejtësisë dhe barazisë, përkundrazi, ato janë detyruar që t’ i nënshtrohen despotizmit teknokrat- burokratik. Nga specifikat më dalluese të cilët gjendemi janë pesimizmi, mosrealizimi i iluzioneve, dhe ngushtësia shpirtërore etj. Në fund duhet të jemi vetvetja, mos të jemi prej atyre që përfaqësojmë idenë e“ eklektizmit”.
Referencat: ___________________________ 1. Mubarekfuri, Safijurrahman,“ Nektari i vulosur i Xhennetit”, sh. b.“ Nun”, Shkup 1997. 2. Ozel, Ismet,“ Tri çështjet: teknika-civilizimi-tëhuajësimi”, sh. b.“ Logos-A”, Shkup 2009. 3. Yvejsi, Mexhid,“ Prejardhja e festave”, shtyp.:“ ERPO- Print”, Gjakovë 2011.
Agon DRAGUSHA / III 21