Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 20

Festomania dhe koha

Zgjimi Islam
Njeriu si shumë lloje të tjera të gjallesave nuk mund të jetojë i vetmuar dhe i pavarur. Ai është qenie e cila fiton shokë, e cila jeton duke bashkëpunuar me të tjerët. Reagimet që ai i tregon në një formë të caktuar, sjelljet, mënyra e të vepruarit, të menduarit, e zhvillimit të mendimeve, akumulimit të tyre, përcjellja e tyre pjesëtarëve të llojit të vet, janë tregues normalë të aktivitetit të tij, e po ashtu janë edhe tregues të domosdoshmërisë së vazhdimit të jetës brenda kornizave të disa strukturave materiale dhe formale. Jeta e çdo individi përbëhet nga një grumbull ditësh, e që ne atë e quajmë kohë. Siç tregon edhe Kur’ ani,“ në fillim ishte vetem një njeri, dhe pas tij erdhi gruaja e tij, dhe kështu u shtuan shumë burra dhe gra të cilët lanë pas vete nje histori në ndodhitë e tyre”. Ndodhitë, siç pohon Valentine Daniels, përbëhen nga lidhjet dialektike ndërmjet të“ kaluarës” dhe të“ tashmes”. Ndodhitë mund të shihen si ngjarje nga e kaluara, që rizbulohen nga kujtesa, ose që rrëfehen si tregime historike. Çdo kohë e kaluar, si kjo në të cilën jetojmë, e si ajo që kanë jetuar të parët, padyshim është diçka që ka ndodhur në këtë apo në atë vend dhe kohë, si përvojë trupore apo sensuale e të kujtuarit, ose pjesëmarrja në to ka një domethënie. Domethëniet e tyre shpeshherë janë të kontestuara, siç janë edhe vetë vendet ku kanë ndodhur. Përmes ngjarjeve dhe festimeve të tyre njerëzit përceptojnë dhe merren me të kaluarën, me të tashmen dhe me të ardhmen. Para pak ditësh e kemi të freskët 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Të gjithë përkujtuam, edhe pse nuk jetuam në 1912, në njëfarë mënyre mendja jonë u kthye atje dhe thuajse ngjalli tek secili shqiptar ndjenjat e patriotizmit dhe nacionalizmit. Pjesëmarrja në ngjarje të tilla, në kornizën e saj të njëmendtë siguron kontekstin e fuqishëm e të rrethuarit me identitete. Ngjarjet si kjo shërbejnë si mjete për konstruktimin e identitetve, krijimin e ndërvarshmërisë mes njerëzve, si dhe të ndjenjave dhe nocioneve të përkatësisë. Kjo ndjenjë nuk është edhe tek secili individ sepse ka të atillë që nuk u intereson shumë data apo prejardhja e saj, të tillëve u intereson vetëm se a do te bëhet një festë e mirë që të“ hajmë” dhe“ pijmë” siç ishte rasti me“ tortën e pavarësisë”. Padyshim, muaji nëntor sjelli me vete festen tonë kombëtare, por mos të harrojmë se muaji i tanishëm do të ketë disa festa të cilat kanë të bëjnë me anën religjioze e të cilën shqiptarët e Kosovës përbëjnë shumicën e fesë islame. Atëherë pse të tillët të festojnë festat e fundvitit që njihen si festa krishtere e të cilat nuk janë të mirëpritura nga komuniteti musliman e ku për ta njihet“ Hixhreti- Shpërngulja e Pejgamberit a. s. nga Mekka
20 në Medinë” e cila bën pjesë në ngjarjet më të rëndësishme në historinë islame. E përmendem Hixhretin, sepse ky përkujtim kohor ishte i freskët për ne dhe në vazhdim do të bëjmë një ndërlidhje në mes Vitit të Ri i cili është në fund të dhjetorit apo fillimi i janarit të vitit tjetër. Festat religjioze thuajse janë të vjetra sa edhe vetë qenia njerëzore. Pastaj vijnë ato kombëtare dhe shtetërore. Atëherë, a ua dijmë të gjitha festave prejardhjen e tyre, ngjarjet që kanë ndodhur, të mirat dhe të këqiat e tyre? Padyshim festat automatikisht lidhen me qenien njerëzore e cila ua jep kahjen pozitive apo negative përkujtimeve. Mirëpo njeriu është i tillë që çdoherë mendon për diçka të re në jetën e tij, e këtu hyn edhe festimi, apo përkujtimi i festave dhe ngjarjeve. Disa këto i festojnë vetëm sa për t’ i shfryer epshet e tyre, ndërsa disa vetëm për përfitim komercial. Nëse e shikojmë festën e“ Vitit të Ri”, atëherë pse duhet ta festojmë, a e dijmë prejardhjen e saj, a e dijmë se cfarë ka ndodhur në atë datë, apo vetëm thjeshtë jemi njerëz dhe duam të festojmë, të kënaqemi, dëfrehemi, të shpenzojmë, etj. Festa e Vitit të Ri- është mbrëmja festive e ndërrimvitit, pra 31 dhjetor- 1 janar. Për babilonasit e vjetër, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 janar? Kjo sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i‘ sinkronizuar’ me Diellin. Kështu perandori romak Jul Cezari, në vitin 46 p. e. s. shpiku atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si‘ kalendari Julian’, që stabilizonte fillimin e vitit të ri si ditën e parë të vitit, pra në 1 janar. Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin Julian, ndërsa të tjerët e festonin Vitin e Ri sipas kalendarit të tyre, p. sh. 1 Mars( Viti i Ri në Romën Republikane), 25 dhjetor( Krishtlindjet). Vetëm me përdorimin universal të kalendarit Gregorian( nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 Janarit shënon fillimin e Vitit të Ri duke u bërë“ një gjë e përbashkët për të tërë”. Këtu e ka gjenezën festimi i kësaj feste, mirëpo prapë është pytja se a ia vlen të festohet? Logjikisht, festat kur festohen ato duhet edhe të përkujtohen. Atëherë çfarë përkujtimi kemi në datën 31 dhjetor, 1 janar? A është e logjikshme që“ nëse je i gëzuar në atë ditë, do të jesh gjithë vitin”? Edhe nëse është ashtu, atëherë nuk do të ketë kuptim jeta. Disa e festojnë me