do të kemi mundësi të zgjedhim studentë me suksese
dhe cilësi më të larta, ngase kushtimisht po e them
po e bëjmë akreditimin dhe kushtet që kemi këtu në
Fakultetin tonë janë për çdo lëvdatë dhe natyrisht do
të jenë joshëse jo vetëm për nxënësit e medresesë po
edhe për nxënësit që kanë përfunduar shkollimin në
shkollat e tjera publike. Për të gjithë të interesuarit
kemi provim pranues, provim ky i cili është i përshtatshëm edhe për ata që e kanë përfunduar medresenë,
por edhe për të tjerët ngase në të ka pyetje të përgjithshme të cilave janë në gjendje për t’iu përgjigjur dhe
për ta kaluar provimin e natyrisht pastaj për të vazhduar studimet.
Zgjimi Islam: Përveç studimeve me çfarë aktivitesh
tjera merren studentët dhe sa është interesimi e suksesi
i studentëve si në studime ashtu edhe në aktivitete?
Qazim Qazimi: Fakulteti i Studimeve Islame dikur
nuk ka pasur kushte për aktivitete të mjaftueshme për
studentë, sot për fat të mirë infrastruktura është e tillë
që na mundëson edhe aktivitete tjera të bëjmë këtu
përbrenda fakultetit. Studentët janë të organizuar në
Unionin Studentor, gjithashtu kanë revistën e tyre e
cila deri tani është botuar vetëm njëherë në vit, ndërsa
këtë vit për herë të parë do të dalin dy numra, numri i
parë ka dalë më herët, ndërsa numri i dytë do të dalë
po këtë vit akademik dhe besojë se ky është një sukses.
Në anën tjetër studentët kanë pasur edhe organizime
të tjera, manifestime e ligjërata të ndryshme. Është
për t’u theksuar se me rastin e hapjes solemne të sallës
së konferencave-amfiteatrit, është mbajtur ligjëratë
nga ish-kryetari i Dijanetit të Turqisë, Tajar Alltikulaq
dhe menjëherë pas kësaj hapje solemne pasuan organizime të tjera të studentëve, ndërsa vlen të theksohet programi që u mbajt në kujtim të Muhamedit
a.s i titulluar “Udhërrëfyes i Jetës”, pastaj u organizua
edhe një ekspozitë nga vetë studentët e fakultetit tonë,
ekspozitë e cila me të vërtetë ishte e bukur, joshëse
dhe mjaft cilësore në krahasim me fushën të cilën
studentët tanë e studiojnë. Gjithashtu funksionon edhe
kori i studentëve, kemi lexues të ndryshëm të Kuranit
e kështu me radhë, mendoj se studentët janë mirë të
organizuar. Për sa u përket studimeve, studentët kanë
bibliotekën e cila është e furnizuar me dhjetë mijë
ekzemplarë të fushave të ndryshme, në gjuhë të ndryshme, edhe pse numri më i madh i librave që gjenden
në bibliotekën tonë janë në gjuhën arabe, por natyrisht
Zgjimi Islam 31