Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Seite 30

Intervist me Dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame

PROF. DR. QAZIM QAZIMI

30
Zgjimi Islam: Na tregoni më gjerësisht rreth punëve që janë duke u bërë në FSI?
Qazim Qazimi: Fakulteti i Studimeve Islame u themelua më 1992, ndërsa tani po bëhen 20 vjet punë sistematike e pandërprerë, por viteve të fundit kemi një dinamikë më të madhe të punës, ngase infrastruktura që kemi tani na bën të mundshme një punë më të madhe, më të suksesshme dhe më cilësore. I them të gjitha këto, sepse kjo infrastrukturë që e kemi, lirisht mund të themi, se e lakmojnë fakultete tjera qofshin ato publike apo private. Bëhen shumë punë në fakultet, çështja më e rëndësishme është çështja e mësimdhënies dhe ajo e mësimnxënies, ky është cilindri kryesor i menaxhmentit të Fakultetit. Mendoj se kemi sukses, këtu është bërë një punë e madhe, tani po e përmbyllim semestrin veror të këtij viti akademik 2011-2012 dhe besoj se po e bëjmë suksesshëm, ngase ligjëratat janë mbajtur me rregull, nuk ka mungesa nga stafi akademik, por edhe studentët kam përshtypje se janë vetëdijesuar më shumë, ndaj prania e tyre në ligjërata është më e madhe në krahasim me vitet e tjera.
Zgjimi Islam: Dimë se ka filluar akreditimi i Fakultetit të Studimeve Islame, si janë duke shkuar punët dhe a do të jetë FSI-ja degë e Universitetit të Prishtinës këtë vit?
Zgjimi Islam
Qazim Qazimi: Fakulteti i Studimeve Islame punon qe 20 vjet, por fatkeqësisht deri më tani nuk ka qenë i akredituar dhe studentët tanë, të cilët kanë diplomuar në Fakultetin e Studimeve Islame, sidomos viteve të fundit, kanë hasur në probleme rreth vulosjes së diplomave të tyre, në njëfarë mënyre ato nuk ishin legjitime, por varësisht prej fakulteteve ato private disa i kanë pranuar më lehtë, ndërsa universiteti publik me më vështirësi i ka pranuar studentët tanë për shkallën e tretë, pra për magjistraturë. Tani jemi shumë afër, kam bindjen se në vitin akademik 2012-2013 Fakulteti i Studimeve Islame do të jetë i akredituar dhe nuk dyshoj në të, ngase, siç e përmenda edhe më herët Fakulteti ynë i plotëson të gjitha standardet e kërkuara për të qenë i akredituar. Jeni në dijeni se në prill të këtij viti kemi pasur këtu një komision ndërkombëtar, i cili e ka bërë vlerësimin e cilësisë, infrastrukturës por edhe stafit pedagogjik, duke shikuar kështu se a i plotësojmë kriteret e kërkuara për të qenë të akredituar. Fatmirësisht kemi elemente pozitive dhe shumë shpejt presim akreditimin e Fakultetit të Studimeve Islame. Kështu, pas njëzet vjetësh do ta kemi Fakultetin e Studimeve Islame të akredituar dhe karshi fakulteteve të tjera publike që janë në Universitetin publik të Prishtinës. Sa i përket asaj se a do të jetë Fakulteti i Studimeve Islame në kuadër të Universitetit të Prishtinës, edhe në këtë drejtim kemi bërë hapat e duhur, ne u kemi shkruar Senatit të Universitetit publik të Prishtinës, Bordit drejtues të Universitetit të Prishtinës, Rektoratit, por edhe Ministrisë së Arsimit dhe kemi hasur në mirëkuptim; kemi fjalë miradije dhe tani presim vetëm një qëndrim politik që edhe Fakulteti i Studimeve Islame të bëhet njësi e veçantë akademike në kuadër të Universitetit publik të Prishtinës, natyrisht duke i ruajtur specifikat dhe veçoritë që i ka drejtimi ynë.
Zgjimi Islam: Nxënësve që vijnë nga shkolla të tjera të mesme, përveç medresesë çfarë trajtimi u jepet atyre, pasi e dimë se kanë vështirësi të adaptohen në një ambient të tillë dhe a është i madh numri i këtyre gjimnazistëve të cilët çdo vit aplikojnë në Fakultetin e Studimeve Islame?
Qazim Qazimi: Fakulteti i Studimeve Islame është fakulteti i parë në trojet shqiptare, mu për këtë kemi pasur kandidatë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, prej Kosovës në rend të parë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Preshevës e Bujanocit. Gjithherë dyert e Fakultetit të Studimeve Islame kanë qenë të hapura, por ka kriteret dhe kushtet të cilat duhen plotësuar për të shikuar se kush e fiton statusin e studentit të rregullt ose me korrespondencë. Ne çdo vit kemi hapur konkurs për studentë të rregullt dhe me korrespondencë, edhe këtë vit akademik, në mbledhjen e fundit të Këshillit Mësimor-Shkencor kemi marrë vendim që të shpallim konkursin për pranimin e studentëve të rinj. Këtë vit në afatin e parë do të pranojmë katërdhjetë studentë të rregullt dhe njëzet me korrespondencë, ndërsa për afatin e dytë do ta shohim konkurrencën se çfarë është, unë kam bindjen se këtë vit do të kemi konkurrencë më të madhe dhe