Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 2

KUSHTET E ISLAMIT Shehadeti është dëshmia që e thotë çdo musliman, E dëshmon gjuha atë që zemra e tij e përmban, Hartuar gjithçka në vetëm një fjali, Allahu është Një dhe Muhamedi i Dërguar i Tij, Dallon muslimani nga besimtari në këtë fjali, E kuptojnë këtë ata që posedojnë dituri, Tani ka ardhur koha që bota ta dëshmojë, Interesimi po shihet, andaj edhe do të triumfojë. Namaz do të thotë kërkim-falje dhe shpëtim, Afrim mes robit dhe Zotit deri në amshim, Mendja dhe zemra në adhurim duhet koncentruar, Allahun edhe Emrat e Tij duke ia madhëruar, Zgjerohet kraharori dhe mbushet me besim, Ilaç për çdo trup që dëshiron dhe kërkon shërim. Zekat quhet pastrimi i asaj pasurie që ke, E cila jepet për të varfër, bonjak apo për fe, Krenar dhe i pastër është ai që e kryen këtë obligim, Andaj zbatimi i këtij kushti e ka këtë qëllim Të mos shohë dora e majtë çka ka dhënë dora e djathtë, I lumi ai besimtar që e ka kuptuar këtë hadith të artë. Agjërimi është i obliguar për çdo insan, Gjatë muajit të shenjtë që quhet Ramazan, Është i shëndoshë ai i cili agjëron, Rastësisht s’e ka thënë këtë Profeti jonë, Iftari kur të vjen, agjëruesin me sofër plot e gjen, Me gjitha të mirat Zoti atë e shpërblen, Ia vlen ta falënderojmë Atë që na ushqen. Haxh quhet vizita e Qabesë e obliguar një herë në jetë, Arritje e gradës shpirtërore që me asgjë nuk krahasohet, Xhenet i kësaj bote sikurse e kanë krahasuar disa, I cili bashkon haxhilerët me fjalën: Leb-bejk Allah. Besmir YVEJSI /I 2 Zgjimi Islam