kurrë nuk janë krenuar me ta, për atë arsye thuajse asgjë nuk dimë sot për ta. Shtrohet pyetja: Sikur sot ta kishim një ministër apo gjeneral e të ngjashëm, në qeverinë amerikane a nuk do të ishte ajo krenaria e kombit shqiptar?! Të bëhemi real, sot kanë dalë disa artistë, këngëtarë, etj., që janë bërë të njohur në Perëndim dhe ne duam të çmendemi pas tyre, përditë i keni nëpër gazeta, portale, televizione, megjithëqë ata këngëtarë nuk këndojnë shqip, nuk vishen shqip dhe nuk përfaqësojnë fare popullin shqiptar, e as kulturën dhe traditën tonë, por thjesht vetëm pse janë me prejardhje shqiptare ne krenohemi me ta. Atëherë ku është dallimi mes shqiptarëve politikanë e intelektualë në kohën e osmanëve dhe ata në kohën e sotme në Perëndim? Dallimi është se atij pushteti, por edhe të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me ta, ne sot ua kemi inat.
E vërteta e shtatë: Historinë shqiptare e kanë bërë komunistët, apo bijtë e tyre. E kjo i bie se historia e kombit tonë është shënuar mbi parimet e nacionalizmit, fanatizmit e jo mbi parimet e fakteve dhe argumenteve. Këta njerëz që kanë shkruar historinë tonë, apo një numër shumë i madh i tyre, po të kishin jetuar gjatë pushtetit osman do t’ iu ishin bërë servil, ashtu siç u janë bërë servil pushtetit komunist, kur janë bërë më komunistë se Tito e Enveri. Të njëjtit sot janë bërë më“ katolik se papa”. Binduni se të njëjtit, po të vinte pushteti kinez e t’ i okuponte kishin për t’ u bërë më budistë se Buda dhe do të thoshin se amerikanët kanë qenë pushtues, mu kështu siç po thonë për turqit dhe për komunistët sot, ngase ai i cili i ndërron dy fe a dy fytyra, ai i ndërron edhe dyqind. të qeshur çdo intelektual serioz kudo në botë.“ Ka ndërhyrë më parë dhe Italia, Bashkimi Sovjetik, Greqia, por s’ është reaguar kaq ashpër”. Nuk shpjegohet ndryshe fakti që midis nënshkruesve të atij peticioni, që gati sa nuk pëlcet nga pasioni“ pro-Evropë” dhe nga marazi“ anti-Turqi”, ka edhe ndonjë syresh që diku e dikur, në një konferencë të organizuar nga Komuniteti Mysliman, u mburrej dëgjuesve të rreshtit të parë për identitetin dhe për ndjenjat e pastra islamike, duke tundur kravatën e tij të përzgjedhur posaçërisht me ngjyrë jeshile!
Përse e kanë kaq shumë me“ turkun”?
Në vitet 1930 Italia i bënte presion Zogut të“ rektifikonte” disa pasazhe të historisë së Shqipërisë në frymën e“ miqësisë” shqiptaro-italiane; në vitet 1950 akademikët sovjetikë“ u sugjeronin” historianëve shqiptarë të evidentonin në tekstet e historisë vetëm anën pozitive të marrëdhënieve shqiptarosllave. Dhe, më në fund, në vitin 2004, nën presionin e qeverisë greke, qeveria shqiptare pranoi të krijohej një komision i përbashkët greko-shqiptar për“ rishikimin” e teksteve tona të historisë. Nënshkruesit e peticionit janë që të gjithë aq të rritur, sa t’ u kujtohet ky fakt. Duhet të jenë, gjithashtu, aq
E vërteta e tetë: Sot intelektualët dhe politikanët tanë shqiptarë kanë frikë të madhe të identifikohen me Islamin, ata më lehtë e pranojnë të identifikuarit me ateizëm e budizëm sesa me Islamin, ani pse de fakto edhe vetë i përkasin kësaj feje. Këta mundohen të paraqiten“ më katolikë se papa” thuajse Evropa dhe Amerika nuk po na njohka se kush jemi dhe çfarë feje kemi.
E vërteta e nëntë: Trajtimi i periudhës osmane nuk është diskutuar kurrë nga këndvështrimi pozitiv, qëndrim ky ekstrem dhe aspak perëndimor. Evropianët, ani pse nuk e kanë pranuar Islamin nga arabët gjatë qëndrimit të tyre tetëshekullor në Spanjë, megjithatë kanë bërë studime të thukëta rreth të mirave që ua sollën ata njerëz, për çka edhe u shkruan libra të shumtë nga orientalistë, historianë, filozofë, gjuhëtarë, e shumë të tjerë. Peticioni i nënshkruar kundër rishkrimit të historisë ka një gjë që e bën për
18