Test Drive | Page 11

76 11 (Orfeu ia merr këngës më të bukur me lirën e tij të dashur. Hadi dhe e shoqja e tij, Persefonë të ulur në fronin e tyre mbretëror mrekullohen nga muzika e Orfeut dhe përloten.) H: Cili je ti more këngëtar i talentuar? Prej nga vjen e c’e mirë të ka sjellë këtu? O: Unë jam Orfeu, sundimtari Had nuk kam ardhur këtu për të parë tmerret me të cilat është mbushur mbretëria jote, nuk kam ardhur as për të të marr me vete por kam ardhur këtu me dëshpërim dhe shpresë se ju mund të më plotësoni dëshirën më të madhe që kam. P: Muzika që ti na fale mua dhe tim shoqi, ky gëzim dhe ky emocion patjetër që do të shpërblehet apo jo i dashur Had? H: Natyrisht që po zonja ime e bukur. Ty o njeri i mirë do të të jap atë që do ashtu sic bëre edhe ti. Një lloj tjetër i krijimit gojor të popullit grek ka qënë dhe fabula, një formë tjetër e artit të tyre është dhe kënga ku ishte pjesa më e rëndësishme për ta në ato vite. Ezopi është një prej tregimtarëve më të njohur të asaj kohe. Ai i perpunoi të gjitha fabulat dhe i shtoi më elemente të kriimtarisë së tij, të cilat vazhdojnë deri në ditët tona. Fabulistika greke u bë shumë e famshme gjithashtu dhe në Romë nëpërmjet përpunimit të mijëra fabulistëve grekë, si La Fonten ,Lasingut dhe shumë të tjerëve. Nga këngët rituale në greqi morën një zhvillim shumë të madhë edhe këngët e dasmave ose ndryshe këngët himneve të cilat ishin shumë të shenjta për ta .”