Test Drive | Page 10

10 77 Ja e para ... Periudha arkaike. Qëndroj aty ... Vështroj përreth...hulumtoj gjithe hapësirën që shtrihet periudha arkaike. Aty në fillim të saj shikoj një tabelë që lexon: “ SHEKULLI X– VII: KRIJIMI GOJOR POPULLOR”. Kuptova ku gjendesha dhe kush ishte themeli i kësaj shkalle ku qëndroja. Aty diku afër disa njoftime më tërhoqën dhe shkova t’i lexoja. Si te gjithë edhe populli i lashtë grek krijoji një pasuri të madhe folkloriste. Shumë afër miteve qëndroi dhe përralla. Ndryshimi midis tyre ështe kaq i vogël sa është vështirë të vendosësh kufij të prerë.Në përralla ,elementi magjik, po ashtu dhe ai i mrekullisë janë të domosdoshme. O: Betohesh që do ta mbash premtimin sundimtari im? H: Betohem me benë e pathyeshme të perëndive, për ujërat e lumit Stiks se do t’a përmbush lutjen ty o këngëtar i mrekullueshëm. O: O sundimtar i fuqishëm i Hadit, ti na merr të gjithë ne, vdektarët, në mbretërinë tënde, kur mbarojnë ditët e jetës sonë. Unë sot kam ardhur këtu të të lutem ta lejosh Euridikën time që të kthehet prapë përmbi dhe. P: Ti qenke i shoqi i të bukurës Euridikë, vajza e cila u pickua nga gjarpri! O: Po unë jam. Prandaj ju lutem kthejeni përsëri në jetë! Ti e sheh sa po vuaj për të. Pa mendo pak o sundimtari im, sa do të vuaje ti, sikur të ta rrëmbenin gruan tënde, Persefonë. H: Nëse ndodh kështu atëherë ajo do të kthehet përsëri. O: E di, prandaj po ju lutem ta lejoni Euridikën që t’i shijojë kënaqësitë e jetës, pasi ajo zbriti në mbretërinë tënde kaq e re! H: Nuk e di se c’të them! Nuk e di nëse do të mundem ta bëj këtë gjë. Nëse veproj kështu atëherë do të humb një nga shërbëtoret e mia më të mira.