Botimi i pare
Faqja 9
Ïnterviste e shkeputur nga nje qytetar gjate zhvillimit te anketes:
Si ju duket raporti midis cmimeve dhe cilesise se produkteve qe ju ofrohen?
Ne Shqiperi nuk egziston ajo teoria qe mund te blesh produkte te mira me cmime te uleta. Mund te
ndodhi vetem ne disa dyqane te caktuara por kjo ndodh rralle here dhe produktet me cilesi te larte
kushtojne shume.
A jane te mjaftueshme te ardhurat per te siguruar nje jetese te nivelit mesatar?
Rroga mesatare e nje personi ne Shqiperi mund te jete 200-300 mije leke, maksimumi dhe 400, por
eshte nje rroge e cila nuk te krijon kushtet e nevojeshme per te bere nje jete te nivelit mesatar. Sepse
dhe vete cmimet jane shume te larta dhe per kete arsye nuk mund te perballosh shume gjera me rrogen
qe te ofrohet.
Si ju duket cmimi i sherbimeve si energjia elektrike, uji etj?
Ne familjet shqiptare, shume nuk paguajne duke bere manipulimin e faturave dhe kjo gje sjell qe
familjet e tjera qe jane karrekt me pagesen te paguajne me shume se sa harxhojne. Kjo sepse duhet te
permushin dhe boshlleqet e atyre qe nuk paguajne.
A mendoni se rritja e cmimit te biletes se autobuzit ne 70 leke do te ndikoje ne ekonomine tuaj?
Ne familjen time nuk ka ndonje ndikim shume te madh rritja e cmimit te biletes, sepse nuk e perdor
shume autobuzin. Ndersa tek personat e tjere edhe mund te ndikoje.