Rinia Aktive 1 Volume 1 | Page 10

Faqja 10 Adoleshenca Adoleshenca është një fazë e zhvillimit fizik dhe mendor të njeriut. Një adoleshent është një person në mes të moshës 13 dhe 19 vjec. Përcaktimi i limiteve kohore ndërmjet fundit të adoleshencës dhe fillimit të moshës madhore ndryshon sipas vendit, funksionit, kultures dhe menyres se jeteses se personit. Ado- RINIA AKTIVE leshenca është e shoqëruar zakonisht me një fitim pavarësie nga figurat autoritare, prinderit. Zhvillimi i adoleshencës, karakterizohet nga fillimi i pubertetit me një rritje të vrullshme masës trupore, të masës neuronale. Vërehen ndryshime në aftësinë e të menduarit abstrakt dhe në aftësine e përfaqsimit të strukturave shoqërore. Përparimet përfshijnë edhe rritje në njohuri dhe në aftësinë për të menduar ndryshe. Adoleshenca, si një periudhë e zhvillimit njerëzor, ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme nga një epokë historike në tjetrën. Një grup teoricienesh argumentojnë se adoleshenca është një shpikje sociale, dhe se mënyra në të cilën ndahen ciklet e jetës në faza është asgjë më shumë se një reflektim të rrethanave politike, ekonomike dhe sociale në të cilën jetojmë.