Rinia Aktive 1 Volume 1 | Page 17

RINIA AKTIVE Page 17 INTERVISTE ME ENA BULKUN Dua ta nis kete interviste duke thene dicka shume te rendesishme per mua Kur mu dha kjo detyre qe te beja nje interviste ne moment ne mendje e dija detyren qe do realizoja e dija temen qe do shtroja ate teme qe kaq shume me mundon ne ditet e mia te mbushura me shprese, te arrij misionin tim ne jete. Te shpetoj kafshet e gjora te pafajshme nga keqtrajtimet dhe injoranca e qenies se quajtur njeri. Kete interviste sot dua t’ja drejtoj mikes time te mire me zemer te madhe qe na bashkoi dashuria per kafshet, Ena bulkut. Me Enen jemi njohur bashke ne nismat e rrugetimin e shoqates se pare te hapur ne shqiperi per te drejtat e kafsheve. Animal rights in albania. Deshira jone me e madhe ishte si te sensibilizonim njerezit te adoptonin keto krijesa te mrekullueshme me kater kembe .Sot une e pyes miken time per veshtiresite me te medha e per kenaqesite me te thella qe ka kaluar ne rrugetimin e saj per hapjen e kesaj shoqate. • Miredita Ena, kenaqesi e madhe te jem me ty sot, koordinatoren e adoptimeve te ara-s? Ena sa mbeshtetje keni ju ne nismen e marre per te shpetuar keto kafshe te mrekullueshme nga rruga ? -Kerkoj cdo dite per dike qe te mos ndihem vetem ne misionin tim, ndonjehere nuk di as ku ta kerkoj….c’do dite shoh neper rruge mace dhe qen te pastrehe, te uritur dhe te frikesuar. Dua te bej dicka per to por jam vetem nje njeri, qe perpiqem me sa te mundem per keto krijesa te pafajshme… KAM NEVOJE PER NDIHME ! •Ena, sa prej jush e kane menduar apo shprehur diku kete deshire per te shpetuar keto kafshe ne nevoje? -Jam e sigurt se keto mendime kane qene neper mendjen e cdo dashamiresi te kafsheve qe vertete duan te bejne nje ndryshim ketu ne shqiperi. Edhe pse keto jane fjalet e mia personale, edhe pse dikur ndihesha vertet vetem ,fakti qe dikush tjeter i ka menduar dhe jam e sigurt per kete, me ka bere te vazhdoj ne misionin tim. •Po thoni qe dikur keni qene vetem . Pra keni gjetur njerez te ngjashem me ju ? Gjerat kane ndryshuar nga fillimi ? -Them dikur pasi gjerat fatmiresisht ndryshuan, diku neper rrjetin social te Facebok gjeta disa njerez te ngjashem . Shume te ngjashem me mua. Nuk i kishim floket njesoj, as moshen, as arsimin por kishim dicka qe na lidhi pergjithmone me njeri -tjetrin: dashurine per kafshet. •Kjo njohje virtuale ngeli e tille apo u kthye ne biseda konkrete? -Kjo njohje virtuale e rastesishme na nxiti te takoheshim dhe ti kthenim keto ne biseda konkrete e ne mbledhje te vogla neper baret e ndryshme te Tiranes. Midis zhurmes se lokaleve diskutonim per misioin qe kishim marre persiper , per te ndryshuar realitetin e hidhur qe kafsheve te rruges u duhet ta vuajne cdo dite! •Cfare bete konkretisht me vone Ena? u munduat te krijonit dicka besoj. -Mendimet qartesoheshin pas cdo takimi por ende nuk mund te zhvillonim konkretisht ate qe donim te benim , na duhej dicka me zyrtare se nje grup i vogel vullnetaresh te cilet japin sa te munden nga vetja ! Me vone hapem nje faqe konkrete ne rrjetin social facebook ku shprehnim qellimin tone dhe ftonim njerez nga e gjithe bota per te ndihmuar . Njohem nje tjeter grup njerezish te cilet ashtu si ne kerkonin te mos is