RINIA 12/10/2013 | Page 15

Kuriozitet

3

Fatkeqesisht, njerezit qe i tregojne keto histori jane aq te apasionuar mbas kesaj frike te tyren, qe vertet te vejne ne dyshime nese keto histori jane te verteta apo jo. A ekzistoje vertet femijet me syte e zinj, dhe nese po, cfare ose kush jane ata?

Megjithese njerezit kane shpjegime racionale, ka gjithashtu edhe fakte qe nuk mund te injorohen. Njerezit ndjejne nje ndjesi frike kur ata ndodhen ne shoqerine e femijeve me syte e zinj. A mundet qe ata sy te perdoren per te vendosur nje sugjestionim hipnotizues? Eshte e mundur, por njerezit jane ende shume te forte dhe mund ta kapercejne ate ndjesi per t’i lene ata te hyjne neper shtepite e tyre, apo si ne rastin e Bethel-t e makinen e tij.

Ne e dime qe ata nuk mund te jene nje shpirt i keq sepse ata nuk do te hiqnin dore aq lehtesisht kur dikush nuk pranon qe t’i fuse ne shtepine e tij. Megjithate, asnje person nuk I ka pranuar keta femije ne shtepine e tij, apo ka nga ata qe i kane pranuar? Cfare ka ndodhur? Ndoshta ata persona nuk kane mundur ta tregojne historine se cfare ka ndodhur nese lejon qe te futet ne shtepine tende nje femije me syte e zinj.

Ne fakt historia e femijeve me syte e zinj mund te mos jete aq shume nje legjende urbane, por nje mister i vertete i pashpjegueshem. Nese keni degjuar ndonehere historine e Hotel San Carlos ne Phoenix, Arizona, do ju duhej te pyesnit veten nese femijet me syte e zinj ekzistojne vertet dhe cfare mund tu bejne ata juve. Historia ben fjale per nje fotografi ne nje dhome te hotelit. Ne fotografi eshte nje vajze me syte e zinj. Mysafiret qe kane qendruar ne dhome, jane larguar prej hotelit pasi ata raportonin qe ndejnin syte e zinj qe i ndiqnin verdalle. Ata ishin te frikesuar dhe kishin nevoje qe te largoheshin nga hoteli.

Takime te ndryshme me femijet me syte e zinj jane raportuar vazhdimisht. Nje gje eshte e perbashket; keta femije jane shume te sjellshem dhe imponues. Jane te veshur mire, dhe sjellin nje ndjenje ankthi dhe frike.