Kuriozitet
2
Misteri i femijeve me syte e zinj
Misteri femijeve me syte e zinj filloi te shtohej ne vitin 1998 kur nje gazetar, Brian Bethel, raportoi nje incident qe ai pati me dy femije me syte e zinj.
Ata ishin te vegjel, nuk duhet te ishin akoma adoleshente, por pak me te vegjel.
Historia fillon me Bethel-in qe gjedet ne parking kur dy femije meshkuj i afrohen makines se tij dhe i kerkojne qe t’i coje deri diku. Bethel pranoi qe ata ishin veshur me stil dhe dukeshin normale, pervec syve te tyre. Ai u mbush me nje ndienje rreziku brenda vetes.
Dy djemte thane se kishin nevoje qe t’i conte deri ne shtepi, dhe Bethel tha qe ata ishin kembengules dhe te merzitur kur ai nuk po pranonte t’i linte ata brenda ne makine. Bethel tha qe papritur ndjeu dicka brenda vetes dhe deshironte tu hapte deren e makines. Por megjithate, sapo pa ne syte e tyre te zinj, pa irise apo pupila, ai u ndje i paralizuar nga frika. Bethel tha se ai arriti ne nje fare menyre qe te kapercente frike e tij te jashtezakonshme mjaftueshem per tu larguar nga parkingu dhe per t’i lene te dy djemte pas.
Kjo nuk eshte historia e vetme qe eshte treguar per femijet me syte e zinj. Shume njerez kane raportuar per femije me syte e zinj qe jane shfaqur ne deren e tyre duke u kerkuar qe te futen brenda per nje arsye apo nje tjeter. Zakonisht thuhet qe femija eshte mashkull dhe eshte ndermjet 12 dhe 17 vjec. Njerez te ndryshem kane raprtuar nje frike qe ju vjen kur djali u flet. A eshte kjo nje mister i pashpjegueshem apo nje legjende urbane?
Njerez te ndryshem jane munduar te racionalizojne keto raste duke thene qe djali mund te kete vene lonte kontakti te zeza apo qe njerezit zakonisht kane nje imagjinate shume te zhvilluar dhe aktive.
Foto nga arkiva.