Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 35
Lëvizja nga shtrati
Zbuloni shtratin. Ndihmoni dhe spostoni të moshuarin në
anë të shtratit. Të ngrihet lartë pjesa e kokës.
Kapeni të moshuarin me një dorë nën kokë dhe rreth supit,
me dorën tjetër përfshin këmbët e tij.
Me komandë të kthehet njëkohësish dhe vendoset në anë të
shtratit duke vazhduar të mbahet rreth shpatullës.
Të vishet pantoflat dhe robdishambëri.
Qëndroni në anë të tij.
I moshuari të shoh përpara e
të bëjë frymëmarrje të thellë.
Nëse është e mundur të ecë
disa hapa me ndihmë.
Sipas porosisë të përdorën
patericat, parmakët etj:
Të instruktohet ecja me paterica.
Të vrojtohet dhe të drejtohet i moshuari gjatë ecjes.
Të ulet i moshuari në kolltuk ose karrige me rrota dhe të
rregullohet shtrati.
I moshuari të vendoset përseri në anë të shtratit duke e
mbajtur atë rreth shpatullës.
Çvishini robdishambërin dhe pantoflat e shtëpisë, pastaj i
ngrini këmbët dhe me komandë të kthehet i moshuari
njëkohësisht në shtrat në pozicionin e dëshiruar.
Faqe 35