Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 34
Parandalimi i Pneumonive
Pneumonia shoqërohet me temperaturë gjithënjë në rritje,
tachykardi, tachipnoe. Vështirësi në frymëmarrjes, mbajtje
e frymës prej dhimbjes në rast pleuritis. Kollitje shpesh
nën presionin e dhimbjes. Ndryshime të sekrecioneve
Veprime parandaluese
Të moshuarit ti kërkohet të marrë frymë thellë
Nëse është e mundur trupit të pozicionohet lartë
Të moshuarit ti kërkohet të kryej ushtrimet e frymëmarjes;
fryrjen e tollumbacave, fryje me pip në ujë ose përdorimi i
aparateve specifik.
Të kryen nga i moshuari ushtrimet e
frymëmarrjes; të vendosen duart në
gjoks, i moshuari të marrë dhe të
nxjerrë frymë shpeshëherë.
Mundësisht duart të vendosen mbi
plagë, nëse ka.
Gjimnastika e frymëmarrjes, fizioterapi sipas porosisë.
Lëvizje sa më shumë të jetë e mundur
Ndërrimi sa më i shpeshtë i pozicionimit të trupit
Ti kërkohet të moshuarit të nxjerrë sa më shpesh
sekrecionet, gëlbazën.
Ajër i lagësht në dhomën e të moshuarit, thithje avujsh,
masazhe, thithje e sekrecioneve sipas porosisë së mjekut,
Higjenë sa më e mirë e për gojën.
Faqe 34