Alfred Hitchcock: Në dëshpërim total. Nuk dinë nga
t’ja mbajnë, nuk kishte motele në ato kohë dhe
duhet të fshiheshin nëpër shkurret e parqeve publike. Dhe në dëshpërim do të vrisnin.
Andy Warhol: Po për vrasjet masive?
Alfred Hitchcock: Siç shihet ata janë psikopate. Të
sëmurë komplet. E shumicën e herëve janë të pafuqishëm. Siç kam treguar në “Frenzy”, burri ishte
komplet i paaftë derisa kreu një vrasje dhe atëherë
e mori veten. Por në ditët e sotme, në kohën e revolverit, mendoj se ka më shumë nevojë për armë
në shtëpi sesa në rrugë. E ke parasysh? Si njerëzit
humbasin kokën?
Andy Warhol: Mua më kanë qëlluar njëherë edhe
më dukej si në film. E gjitha sureale. Akoma kur e
kujtoj më duket si në nje film. Me ka ndodhur, mua,
por është si ta shohësh në televizor. Nëqoftëse
ulesh para ekranit, është e njëjta gjë si t’ja bësh
vetes.
Alfred Hitchcock: Po. Po.
Andy Warhol: Mendoj se njerezit kur e bëjnë ndihen në të njëjtën mënyrë.
Alfred Hitchcock: Çfare s’ndodh në gjaknxehtësi e
sipër.
Andy Warhol: Në qoftë se e kryen njëherë, mund
ta bësh prapë, edhe nëse vazhdon me këtë avaz,
bëhet diçka e zakonshme.
+