Pa Fokus | Page 92

Andy Warhol interviston Alfred Hitchcock Kjo bisedë që u publikua në Interview Magazine në Shtator 1974 nuk ofron shumë hollësi për filmbërjen, por çka i mungon në informacion, e shlyen në risinë që sjell. Takimi i këtyre dy ikonave të shek XX është me një domethënie të veçantë, se secili ngriti shkallët në art e në kulture në mënyra unike por edhe intriguese. Në sipërfaqe mund të duket një çift i çuditshëm, por të dy ndajnë pjesë historie të njëjtë. Ëarhol dhe Hitchcock filluan karrierën si ilustrues. Ëarhol, fillimisht, punoi si ilustrues komercial dhe Hitchcock bënte ilustrime për filmat pa zë. Sigurisht, të dy ishin edhe regjizorë filmash. + Andy Warhol: Meqënëse i njeh të gjitha këto raste, a e ke gjetur ndonjëherë pse njerëzit vrasin? Më ka shqetësuar gjithmonë pse-ja. Alfred Hitchcock: Do të ta them. Para disa vitesh, ishte për çeshtje ekonomike në të vërtetë. Sidomos në Angli. Para të gjithash, divorci ishte shumë i vështirë për t’u marrë dhe kushtonte shumë. Andy Warhol: Po çfarë lloj njeriu kryen vrasje? Pyes veten pse. Alfred Hitchcock: Në dëshpërim. E bëjnë në dëshpërim e sipër. Andy Warhol: Vërtetë?….