Patriarkalizmi në familjen shqiptare është më
i pranishëm në disa zona rurale, ku akoma sot
vajzat vriten sepse kundërshtojnë martesat me
detyrim të dakorduara nga prinderit, apo më
keq, martohen që në djep. Në raste të tilla, fatkeqesisht, ketyre njerezve I eshte paracaktuar
fati. Si mund të pretendohet që të ketë studime
në të tilla raste? Nga ana tjetër, vlen të përmendet deklarata shokuese e Murat Bashës në emisionin Opinion në vitin 2012 kur tha se: “Unë
djalit tim do i fusja plumbin ballit po të ishte
gay. Homoseksualizmi është sëmundje. Ai që
është i tillë, le ta bëjë ku të dojë dhe ku të ketë
kokrrën e qefit. Nuk kemi 200 vjet demokraci si
amerikanët. Mentaliteti jonë patriarkal. Duhet të
shkëputemi, se nuk shkëputemi dot kaq shpejt.
Ky do dhjetra vjet. Mos na i trembni fëmijët. Na
i edukoni. Nuk mund të edukojmë fëmijët me
gay dhe lesbike.” Dhe është kaq paradoksale ta
mendosh që për opinionin publik, pjesa tjeter,
pjesa gri, nuk ekziston.
Nurjona Pinguri
+