Pa Fokus | Page 30

OMPAS SEKSUALITETI Spektri seksual shkon përtej asaj që perceptohet çdo dite: straight dhe gay. Alfred Kinsey, një nga pionerët e studimeve mbi seksin, krijoi atë që njihet si Kinsey Scale (Shkalla e Kisney-t) e që synon të përcaktojë reagimin e orientimit seksual të një personi në një moment të caktuar. KS perfshin 7 lloje të seksualitetit: heteroseksual ekskluziv, predominancë heteroseksuale me rastësi homoseksuale, predominancë heteroseksuale por më shumë se rastësi homoseksuale, në mënyrë të barabartë homoseksual dhe heteroseksual, predominancë homoseksuale, por me më shumë se rastësi heteroseksuale, predominancë homoseksuale me rastesi heteroseksuale dhe ekskluzivisht homoseksual. Siç shihet, orientimi seksual nuk është I prerë me thike. Janë ata që ndihen gay, ata që ndihen straight, biseksualët dhe ata, të konfuzuarit që nuk përputhen në asnjë kategori. Po në Shqiperi si perceptohet orientimi seksual? Deri më tani, perveç lëvizjeve pro të drejtave të komunitetit LGBT që kane filluar të bëhen të dukshme pas vitit 2009, nuk ka pasur shfaqje të tjera. Më ka rastisur që në leksione të preket si temë, por gjithmonë perciptazi. Sec perhapet ne ajer nje ndjesi moskomforti dhe sikleti per audiencen dhe kalohet me batuta. Kjo situatë më bën përshtypje, se pretendohet që të paktën brezi I te lindurve pas viteve ’90 te kishte mendje më të hapur. +