Pa Fokus | Page 20

VEÇ autoritet që ishin të pranishëm aty rrotull (Kryeministri dhe Ministria e Kulturës nuk ishin vizitorë të ekspozitës), binte në sy edhe prania e pavend e banketit joalkoolik me bazë kola dhe lëngu portokalli të gazuar. Pas një shmangie të konsiderueshme nga orari zyrtar i fillimit, shmangie e cila frustroi jo pak të pranishmit të cilët mezi prisnin të shikonin vilën nga brenda, organizatorët me një fjalim xhojsian në qasje ftojnë të pranishmit të shijojnë kënaqësinë e banketit duke lëvruar në mjediset e vilës. Pas disa ecejakeve në territorin e vilës, publiku i ftuar më në fund e hoqi kureshtjen për të parë nga brenda vilën. Performancat e vakëta të artistëve dukej sikur po pengonin vizitorët të kqyrnin dhomat dhe orenditë e vilës, objekte në të cilat ishte përqëndruar thuajse krejtësisht vëmendja e vizitorëve. Performancat dhe punët e ekspozuara ishin të shumta, por me përjashtim të ndonjërës, pjesa tjetër nuk morri aspak vëmendjen e parashikuar. Kulmi i konfuzionit dhe absurdit nga ana e publikut, ishte prezantimi para tij i një masivi shkume ne tualetin e shtëpisë. Megjithëse ky objekt i çuditshëm trajtohej si instalacion nga grupi organizator, për shumë kënd ishte shumë e konsiderata si objekt artistik e atij objekti, ku diktatori dhe familjarët e tij kushedi se sa herë e kanë bërë një të tillë po aty. Hera e dytë që të njejët organizatorë kërkuan të organizonin diçka të ngjashme si në rastin e Perdes së hekurt, ishte para pak javësh. Megjithëse lloji i artit dhe vendi ishin të njejtë, strategjia për tu përballur me publikun ishte disi më i sofistikuar. Kështu, artisti shqiptar me famë ndërkombëtare Sislej Xhafa duket se ishte asi nën mëngë i organizatorëve. Në axhendën e artistit, një pjesë e performancës Harrova që fillova ishte parashikuar të zhvillohej pikërisht në mjediset e vilës. Por kësaj here hyrja do të ishte e lirë për këdo, ose për të qënë rigorozisht korrekt, hyrja nuk ishte e lirë për askënd. Performanca nuk ishte asak performancë sikurse ishte paralajmëruar, por një punë ilustrative e cila +