Pa Fokus | Page 18

VEÇ ± Art kontemporan në ish-vilën e ish-diktatorit në ish-bllok, në Tiranë. Kristi Çunga + Përpara pak muajsh një grup artistësh shqiptarë të mbështetur nga Ministria e Kulturës, të njohur në rrethet artistike por të panjohur për publikun vendas (e kjo jo për faj të tyre), në bashkëpunim me Fondacioni për Art Bashkëkohor M.A.M, prezantuan për publikun nga ekrani i projektuar një ekspozitë aspak tipike performuese dhe multimediale. Por edhe më atipik ishte edhe vendi i improvizuar në galeri, vila e ish-diktatorit Hoxha në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Sikurse edhe ishte promovuar nga organizatorët gjerësisht në media, sidomos në facebook,për publikun e pas kangjellave dhe të ftuarit e oborrit, ngjarja pritej të ishte vërtet sensacionale. Kjo edhe për vetë faktin se vila po hapej për herë të parë për publikun e gjerë, megjithëse në fund nuk rezultoi krejt kështu. Ndryshe nga promovimi që organizatorët i bënë aktivitetit Iron curtain (perdja e hekurt) ku ftohej i gjithë publiku kurioz, vetëm pak minuta para nisjes zyrtare u bë me dije nga rojtarët e godinës se në mjediset e brendshme të vilës do të futeshin vetëm ata që kishin ftesë, pjesa tjetër për të parë performancat e artistëve, duhet të zgjatej përtej kangjellave. Pra hyrja nuk ishte aspak e lirë sikurse pretendohej në krye të herës. Por edhe për ‘sërën’ e oborrit situata nuk ishte ishte edhe aq sensacionale. Në oborrin e vilës veç truprojave të shumta të cilët siguronin