që vepra e tyre të ngjizet e të marrë trajtë në gji të publikes së
përbashkët, që rëndom njihet si “n’rrugë”.
Ajo që vihet re kudo është se te një pjesë e mirë e publikut po
shtohet pakënaqësia ndaj çdo lloj sistemi apo mekanizmi që
mëton të sistemojë artistin, pasi në fund të fundit kjo nuk është
gjë tjetër përveçse ta përdorësh atë.1 Nga ana tjetër, ka një
vetëdije në rritje për “ishuj” të pandotur nga sistemi.
Ajo vepër që ka një mesazh të qenësishëm për të transmetuar,
ajo e gjen vetë rrugën për te publiku; kjo është një ligjësi e brendashkruar e artit.
3. Cilat janë çështjet apo subjektet më të ndjeshme në
të cilat artistët jo-formalë frymëzohen më shumë dhe
priren të fokusohen?
Në thelb, besoj se çështja kryesore është ripërtëritja e lirisë, pasi
vetëm kështu vetërealizohet dhe përmbushet qenësisht qenia.
Natyrisht, më pas, kjo ka manifestimet e veta të ndryshme.
Kjo është arsyeja që ky lloj arti është pagëzuar si “arti i
protestës”, pasi individë të ndryshëm, të ndërgjegjshëm për mekanizmat që po ushtrojnë trysni për një jetë njëpërmasore, “rebelohen” me të drejtë duke i shkundur ca turmat në harbim (ose në
kllapi) për rrezikun e paprecendent që po cenon natyrën njerëzore
si të tillë.
Të mos harrojmë: jetojmë në një qytetërim për të cilin njeriu nuk
lind, por bëhet.; dhe “duhet të bëhet!” – ulërasin dishepujt e tij.
Arti ka konfirmuar dhe do konfirmojë të kundërtën e kësaj.
1
Ta fusësh në shina, dhe kështu të bëhet i parashikueshëm rrugëtimi i
tij. Ja pra, bash këtë kërkon sistemi – kontrollin.
Intervistoi: Kristi Çunga
+