Vit të mbarë Akademik
{
K
onkureshmeria e një shteti reflektohet në një pjesë madhe dhe tek sistemi i tij i
edukimit. çdo qeveri në këtë rast është e përgjegjëse dhe ka për detyrë që të përmirësojë cilësinë e edukimit në tërësi. Objektivi, dhe i gjithë angazhimi ynë për të ardhmen,
- sidomos për sa i përket arsimit – është që të ushqejmë një brez që arrin të zhvillojë
një karakter të tijin ashtu sikurse dhe të jetë e fokusuar tek rrahja e koncepteve për të
ndihmuar shoqërinë të dalë nga guacka e saj e mendjengushtësisë, një brez që është i
pajisur me gjithçka që i duhet për t’u angazhuar në një proçes jetëgjatë të mësuari. Një
karakter i fortë në themel përcakton gjithashtu dhe një shoqëri të mirë, ndërsa një publike e orientuar rreth rrahjeve të çështjeve sociale është në fakt një shoqëri që mbështet
një qeveri kushtetuese dhe që rrespekton ligjet. Qëndron fakti që ne, sot, jetojmë në
një kohë kur ndryshimet janë shumë të shpejta, dhe jo rrallë dijet tona personale janë
të pamjaftushme për t’i bërë ballë sfidave të së ardhmes. Vetëm përmes të mësuarës së
vazhdueshme dhe pavarur mundet që çdo njëri prej nesh tu përgjigjet ndryshimeve të
shumta që importohen nga konteksti global. Qeveria do duhej të ekzaminonte reformat
e saj të mëparshme të arsimit në mënyrë që të bënte amendamente për të ndihmuar atë
të mos hartojë politika të papërshtatshme ashtu sikurse duhet që të kuptojë natyrën e
vërtet të një filozofie të mirë arsimi, pra e të “humaniste, demokratike, e larmishme, e
fokusuar tek teknologjitë, dhe së fundmi reforma që synojnë ndërkombëtarizimin e të
gjithë aspekteve të saj”. Ne do të përpiqemi t’i shtyjmë autoritetet përkatëse prapsht në
vlerat e vërteta të arsimit, në mënyrë që ato të jenë të qëndrueshme, duke përpjekur të
nxjerrim thelbin përmes pyetjeve të tilla si “Cfarë edukimi sot?”, dhe një sërë të tjera
syresh, në mënyrë që më pas ajo të kthehet në një normë për ekspertët e politikave me
kalimin e kohës. Politikat tona të edukimi duhet të formulohen objektivisht dhe paanësi. Lipset, ndër të tjera që korrikula, personeli që punësohet, dhe akordimin e fondeve
për arsimin të menaxhohen sipas parimit të autonimisë akademike, duke qënë gjithnjë
të fokusuar objektivisht tek studentët dhe mirëqënia e tyre. Edukimi është një investim
afatgjatë. Edhe në kohët më të vështira, qoshet nuk duhen ngrënë tek edukimi, dhe
burimet duhet të jenë gjithnjë të përkushtuara për të përgatitur fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Qeveria duhet kësisoj të vazhdojë dhe rrisë shpenzimet për edukimin.
Duke qënë të përkushtuar në këtë mission, dhe duke shpenzuar më tepër për arsimin,
në do të jemi të aftë të kemi një mjedis arsimimi të pashembullt, i cili më pas do të gjenerojë rritje të njëanshme të mundësive.
}