Pa Fokus Tetor | Page 5

Bota në fokus Feja katolike në një stad të ri Gjatë këtij muaji deklaratat e Papa Françeskut në lidhje me disa probleme që shqetësojnë Vatikanin janë vënë në qendër të diskutimeve nga besimtarët katolikë dhe jo vetëm. Papa deklaroi gjatë muajit Shtator se askush nuk ka të drejtë të gjykojë orientimin seksual të një personi. “Nëse dikush është homoseksual dhe kërkon Zotin me një qëllim të mirë, kush jam unë të gjykoj?”- u shpreh papa. Ai tha gjithashtu se klerikët homoseksualë duhet të falen dhe mëkatet e tyre të harrohen. Ndërsa në lidhje me ateizmin kur dikush i tha: “Unë nuk besoj, jam një ateist”, papa iu përgjigj: “Thjesht bëj mirë dhe do të gjejmë një pikë të përbashkët,” Ai u shpreh se“Ateistët duhet të shihen si njerëz të mirë nëse bëjnë mirë.” Snowden , kandidat për çmimin Sakharov. Edw ard Snowden është listuar si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar Çmimin Sakharov. Nominimi u bë nga grupi i politikanëve të gjelbër të parlamentit evropian të cilët janë të mendimit se mbyllja e aktiviteteve të mbikqyrjes së SHBA nga Snowden është një shërbim i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe qytetarët evropianë. Në një deklaratë të Snowden të lexuar në parlamentin evropian citohet: “Mbikqyrja e popujve, në vend të disa individëve, kërcënon të jetë sfida më e madhe e të drejtave të njeriut në epokën në të cilën jetojmë.” Çmimi Sakharov për lirinë e mendimit jepet çdo vit në kujtim të Andrei Sakharov, shkencëtar dhe disident sovjetik. Ky çmim është fituar në vitin 1991 nga Adem Demaçi dhe në vitin 1998 nga Ibrahim Rugova për vitin 1998 nga Ibrahim Rugova për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës. Fituesi i çmimit do të shpallet në datën 10 Tetor. Greenpeace, aktivistët protestojnë në anijen ruse Një protestë kundër ndotjes së mjedisit nga aktivistë të grupit ambientalist Greenpeace, ka përfunduar me arrestimin e 30 anëtarëve të grupit kur dy prej të cilëve hypën dhe protestuan në një anije naftëkërkuese ruse në detin Arktik që sipas aktivistëve dëmton gjallesat dhe mjedisin ujor përreth. Aktivistët janë akuzuar për pirateri pasi protesta e tyre u cilësua si sulm ndaj territorit dhe pronës ruse. Sipas ligjit rus për piraterinë, nëse një individ shpallet fajtor për këtë akuzë, mund të dënohet me deri 15 vjet burgim dhe një gjobë prej 50.000 dollarësh.