Andi Bregu Prezanton Ekspozitën:
T
Suedia në Fokusin tim
ë shikosh një shtet vetëm nga një fokus është e vështirë por ja që nuk ishte e pamundur për
Andin. Ai arriti të “përfshijë” Suedinë në fokusin e tij dhe nëpërmjet kësaj hapi një ekspozitë
në Lund, në ambientet e një prej qendrave kërkimore të Universitetit të Lundit. Andi Bregu është
një prej të rinjve shqiptarë që po zhvillon aktivitetin e tij jashtë vendit. Tashmë po bëhet pothuajse 1 vit që ai punon dhe jeton në Suedi me programin e Shërbimit Vullnetar Europian (EVS).
EVS është një program shkëmbimi eksperiencash dhe njëkohesisht kualifikimi për të gjithë të
rinjtë e hapësirës evropiane ndërmjet shteteve dhe oganizatave të ndryshme jo qeveritare mbi
bazën e programit “Youth in Action” të Komisionit Evropian. Ekspozita ishte kompozuar mbi bazën e eksperiencave personale të ndodhura gjatë kësaj periudhe në Suedi dhe të paraqitura në
formë vizuale, 25 fotografi të printuara në format të zmadhuar A4 dhe të varura në mur tregojnë
eksperiencat në 5 kategori të ndryshme, Arkitekturë, Histori, Stil jetese, Natyrë dhe Ushqim. Të
gjitha këto momente janë shkrepur në një tur rreth vizitave nëqytetet kryesore të Suedisë, qytete
si Stokolm, Gotemborg, Malmo, Lund, Helsinborg, Karlskrona, Ystad e shumë të tjerë. Ideja e
ekspozitës ishte e kaheshme sepse pasioni për ARTIN ka qenë gjithmonë shumë dominant
tek Andi dhe gjithmonë perpjekjet për të bërë diçka në këtë fushë kanë qenë të pashtershme.
Si gjithmonë mundësitë dhe mbështetja për Artin në përgjithësi është e paket, por në këtë rast
ishte mbështetja e jashtëzokanshme e qendrës Black Pearl që ofroi ambientet e saj për këtë
ekspozitë si dhe LUSIC (Lund University Social Innovation Center) që ndihmoi në printimin e
fotografive. Ekspozita qëndron e hapur për një periudhë tre javore dhe më pas një pjesë e fotografive do të qëndrojnë në një prej mureve të qendrës Black Pearl si pjesë dekorative e qendrës por dhe si një hapësirë frymëzuese për të rinjtë dhe vizitorët e kësaj ekspozite.