Kadaresë ndodhet në konflikt me një rregull të
pashpallur në dhënien e këtij çmimi, sepse, kur
kandidatura përsëritet disa herë, shanset që i
nominuari të fitojë zvogëlohen në çdo nominim.
Thashetheme të tjera që qarkullojnë në mjediset
shqiptare mbi këtë çështje burojnë nga akuzat që
i janë bërë Kadaresë për bashkëpunim me diktatorin Enver Hoxha apo për faktin se nominimi
i Kadare është bërë në të shumtën e herëve nga
shteti francez dhe jo ai shqiptar, dhe kjo mendohet të ketë ndikuar negativisht në figurën e
shkrimtarit para Akademisë përzgjedhëse suedeze.
Madje edhe vetë Kadare, i pyetur nga një gazetar se përse nuk i është akorduar akoma çmimi,
ka shtuar një thashethem tjetër për veten:
“Z. Kadare, ju jeni nominuar thuajse për çdo
vit për çmimin Nobel. Megjithatë ende nuk jeni
vlerësuar me këtë çmim. Sipas jush, përse?
‘Një ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi, ka
kundërshtuar nominimin tim me këtë çmim.
Ky ishte një veprim skandaloz, saqë edhe vetë
shtypi u mor gjatë me këtë çështje. E ç’është më
e keqja, ai ambasador ishte nga Gjirokastra.’ “
Instituti përgjegjës për përzgjedhjen e Laureatëve të Nobelit në Letërsi është Akademia
Suedeze dhe përbëhet nga 18 anëtarë ndërsa
rekomandimet paraprake bëhen nga Komiteti i
Nobelit për Letërsinë, katër ose pesë anëtarët e
të cilit vlerësojnë nominimet dhe ia paraqesin
ato Akademisë Suedeze. Kandidatët janë vënë
përpara një jurie të përbërë nga akademikë suedezë dhe figura të njohura të letërsisë ndërkombëtare. Akademikët janë profesionistë në fushën
përkatëse dhe mjaftueshëm objektivë që të mos
marrin parasysh “opinione” pa asnjë vlerë racionale mbi të nominuarit e rradhës.
Mjediset tona të pakta letrare e kulturore kthehen të gjitha drejt një pyetjeje: Pse nuk fitoi
Kadare edhe këtë vit? Kjo mendje ngushtësi
duhet të zhduket, sepse ne duhet ta pranojmë
vlerësimin dhe vendimin e Akademisë suedeze pa hedhur baltë e dyshime mbi të. Ashtu
si Kadare, ka shumë shkrimtarë të tjerë që janë
nominuar disa herë dhe nuk kanë fituar. Jam e
këtij mendimi sepse historia e çmimeve Nobel
është e mbushur plot kontradikta kryesisht për
Cmimin Nobel që jepet për paqen. Një ndër të
nominuarit për Cmimin Nobel për Paqen ndër
vite ka qenë edhe Stalini, nominuar në vitet 1945
dhe 1948 për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund
Luftës së Dytë Botërore, duke mos harruar dhe
nominimet e Benito Mussolinit në vitin 1935
dhe Adolf Hitlerit në vitin 1939, tre të nominuar për Cmimin Nobel për Paqe. Për këtë çmim
janë nominuar edhe shumë shkrimtarë dhe artistë të famshëm botërorë për kontributet e tyre
në vendosjen e paqes gjatë luftërave të mëdha
botërore. Jane Addams është nominuar plot 91
herë ndërmjet viteve 1916-1931 derisa në vitin
1931 ajo e fitoi Cmimin Nobel për Paqe ndërsa
presidenti amerikan Roosvelt e fitoi këtë çmim
që herën e parë që u nominua.
Gandhi, simboli botëror kundër dhunës, një nga
njerëzit që luftoi dhe i dedikoi gjithë jetën vendosjes së paqes në vendin e tij Indi, nuk ka fituar kurrë Cmimin Nobel për Paqe. Kjo pasi në
kohën kur jetoi dhe kontribuoi Gandhi, në vitet
1960 Cmimi Nobel jepej vetëm për europianët
dhe amerikanët. Arsye të tjera ishin pretendi-