Stafi ynë ka përzgjedhur 5 shkrimtarë që mund të jenë të nominuarit
kryesorë për të fituar Cmimin e Madh
NOBEL në Letërsi. Me një hamendje
kemi listuar kandidatët e mundshëm
të këtij viti.
“Pse nuk fitoi K adare?”
Një politikan dikur është shprehur: “Popujt e vegjël kanë tendencën që të
bien në sy ndër popujt e botës me personazhet e tyre të mëdhenj!” Dhe, a
nuk ekziston kjo tendencë tek populli ynë lidhur me raportin Ismail Kadare
- Cmim Nobel? Sigurisht që po...dukshëm! Shumica habiten me fituesin e
rradhës kur ai nuk është Kadare.
Vlerat e tij të jashtëzakonshme në letërsi që nuk e krahasojnë me asnjë
shkrimtar tjetër shqiptar, e bëjnë shembull për shumë të tjerë, na bëjnë të
mendojmë se ai e meriton çmimin pavarësisht se kush qëndron përkrah
tij në listë dhe nëse u hedhim një sy vlerave dhe çmimeve të fituara nga
shkrimtarët e tjerë pretendentë për çmimin e madh, do të kuptojmë se Ismail Kadare nuk është më i miri, por një ndër më të mirët e listës.
Ismail Kadare ka shumë vlera si shkrimtar, është një nga pretendentët kryesorë për këtë çmim botëror dhe qëndron në krah të shkrimtarëve më të mirë
të botës, por...!
“Pse nuk fitoi Kadare?”
Kjo është pyetja që u vjen ndërmend të gjithëve pas shpalljes së fituesit të
rradhës për Cmimin Nobel në Letërsi nga Akademia Suedeze.
Po pse vazhdon të bëhet kjo pyetje?
Populli ynë, në shumicën e historisë së tij i shtypur nga pushtuesit, diktatura e së fundmi arbitrariteti i politikanëve që “sollën” demokracinë, ndihet
sikur Evropa po e “mënjanon” përsëri duke mos i dhënë atë që meriton më
të mirit të tyre. Për vetë faktin se Kadare është renditur shpesh ndër kandidatët kryesorë në listën e këtij çmimi prestigjoz botëror, i bën shqiptarët të
besojnë se bota ua bën me hile, prapë nuk tregohet e drejtë me ta.
Në opinionin shqiptar një pyetje e tillë është shoqëruar me aludime të
shumta që kanë hedhur fajin sa në njërën anë në tjetrën, opinione lidhur me
gjuhën e panjohur të vogël shqipe, apo për faktin se nominimi disa herë i