Pa Fokus Tetor | Page 16

di ku shënimet e një profesori gjatë leksioni shkojnë drejt e në fletoren e shënimeve të një studenti, pa kaluar fare nëpër trutë e secilit më parë.” (Të qeshura) Kërkoj që të distancohem paksa nga Mark Twain sidoqoftë. Mendoj që ajo për të cilën ai ankohej nuk ishin universitetet por rasti i formatit të mësimnxënies së popullatës së parë me të cilat shumë universitete sot harxhojnë kaq shumë kohë. Kështu që le të shkojmë akoma dhe më herët në kohë, në kohën e Plutarkut, i cili ka thënë, “Mendja nuk është një enë që duhet mbushur, por më shumë një dru që duhet ndezur.” Dhe kështu mbase duhet të shpenzojmë më pak kohë nëpër universitete duke u përpjekur t’u mbushim mendjen studentëve tanë me materiale dhe ligjërime, ngase duhet gjithnjë e më shumë t’u ndezim atyre dëshirën për kreativitet, imagjinatë dhe aftësitë e tyre për të zgjidhur problemet vetë vetëm duke folur me ta. Dhe kur e bëjmë ne këtë? E bëjmë këtë kur zhvillojmë të mësuarit ndëraktiv gjatë kurseve tona. Kështu pra, ka shumë studime, duke përfshirë dhe këtë që do të them tani, që tregojnë se nëse ushtrojmë të mësuarit aktiv, duke ndërvepruar sakaq me studentët tanë në klasë, performanca përmirësohet në çdo segment – në pjesëmarrje, në angazhim dhe në të mësuarit si një test matës. Mund të shihni, përshembull, që arritjet në vlerësim dyfishohen në këtë eksperiment të vetëm. Mbase kështu duhet të shpenzojmë kohën tonë në universitet. Që ta përmbledhim, nëse mund të ofronim një eksperiencë nga më cilësoret në edukim për të gjithë dhe falas, cila do të ishte ajo? Tre gjëra. Fillmisht vendosjen e premisës që edukimi është një e drejtë njerëzore, dhe çdokush me aftësinë dhe motivimin e duhur mund të aftësohet me gjërat që i nevojiten për të patur një jetë më të mirë për veten e tij, familjen dhe komunitetin në përgjithësi. Së dyti, të mundësonte të mësuarit në një kohë të papërcaktuar. Është vërtet mëkat që për disa njerëz të mësuarit ndalon sapo ata përfundojnë gjimnazin apo dhe kolegjin. Duke patur këtë material në dispozicion, do të jemi të aftë të mësojmë nga një gjë të re në çdo kohë që duam, edhe nëse kjo është vetëm sa për të zgjeruar horizontin tonë apo për të ndryshuar jetët tona. Dhe së fundmi, kjo do të mundësonte një valë të gjerë risish, sepse talentë të jashtëzakonshëm mund të gjenden kudo. Mbase Albert Einstein i ardhshëm apo Steve Jobs i ardhshëm do të jetë duke jetuar në ndonjë fshat të largët në Afrikë. Dhe nëse mund t’i ofrojmë këtyre njerëzve një mundësi edukimi, ata mund të jenë më pas të aftë për të menduar idetë e mëdha në të ardhmen dhe ta bëjnë botën një vend më të mirë për të gjithë. Faleminderit shumë. (Duartrokitje) Daphne Koller është bashkëthemeluese e Coursera dhe Profesoreshë në Stanford University