Pa Fokus Tetor | Page 15

Mund ta ndash të gjithë ligjërimin, në disa pjesë më të vogla, që janë të modeluara për të qenë 8 ose 12 minutëshe, ku gjithsecila përfaqëson në vetvete një koncept koherent. Studentët gjithashtu mund përshkojnë këtë material në mënyra të ndryshme, në varësi të materialeve që do të përdorin për lexime, aftësive të tyre dhe interesave që kanë. Kështu pra, përshembull, disa prej këtyre studentëve mund të përfitojnë nga pak materiale përgatitore që disa studentë mund të kenë ndarë me të tjerët. Por mbase mund të ketë studentë të tjerë të interesuar për të pasuruar dijet e tyre akoma dhe më tej në një fushë të caktuar, dhe këtë mund ta bëjnë sigurisht në mënyrë individuale. Dhe kështu kjo na lejon ne t’i ndajmë ata nga koncepti që kanë për edukimin, si i pandashëm dhe me një lloj lineariteti monitilik, dhe t’i lejojmë këta studentë që të ndjekin një kurrikulë më të personalizuar. Stundentëve u jepet mundësia të provojnë përsëri, për përgjigjen e një pyetjeje që u bëhet. Ka dhe një shpjegim rreth proçesit të të mësuarit nëse duan të dinë më shumë. Dhe kështu video rinis rrugëtimin për të mbuluar pjesën e mbetur të ligjërimit. Kjo pyetje është shumë e thjeshtë, është një nga ato pyetjet që unë si ligjëruese kur e bëj në klasë do të shoh që 80% janë ende duke u përmendur dhe kujtojnë vetëm fjalën time të fundit, 15% janë tërësisht jashtë sepse janë duke u marrë me Facebook-un, dhe mund të qëllojë vetëm ndonjë tip i shkathët nga bankat e para që do të më japë përgjigjen e kërkuar, por pa u lënë të tjerëve mundësinë të reflektojnë për këtë; sidoqoftë unë duhet të ndihem me fat që të paktën dikush di të përgjigjet. Kështu leksioni vazhdon dhe, të jem e sinqertë, shumica e studentëve nuk e dinë as që është bërë ndonjë pyetje. Sigurisht që, e dimë të gjithë si edukues që jemi se një student nuk mund të arrijë të mësojë thjesht duke u ulur në një karrige dhe të shohë disa video onlinë. Mbase një nga komponentët më të rëndësishëm që ka kjo sipërmarrje është se ne kemi nevojë që studentët që vijnë dhe ndjekin kurset tona, të ndërveprojnë me materialet, apo të paktën të praktikohen në mënyrë që të arrijnë t’i përvetësojnë. Mund të ketë një vrazhdë të gjatë studimesh që mbështesin rëndësinë e kësaj që sapo thashë. Përshembull, njërin prej tyre mund ta lexoje tek Science vitin që shkoi, ku shpjegohej se edhe praktikat e përsëritura ku studentëve u duhet vet ëm të përsëritin atë që kanë mësuar, jep rezultate të konsiderueshme në rritjen e performancës së tyre nëpër testime më shumë se çdo ndërhyrje tjetër edukative. Jemi përpjekur të ndërtojmë në platformë të tillë praktike që mund t’i bënte studentët të përsëritnin gjërat e mësuara, ashtu sikurse kemi ndërtuar dhe forma të tjera praktike mësimnxënie. Përshembull, as videot që ne kemi krijuar nuk mund të quhen tamam video. Në çdo hapësirë të caktuar minutash, videoja ndalet dhe studentit i bëhet një pyetje që ai duhet të përgjigjet. Por nëse kjo është kaq fantastike, mos janë tani universitetet të dalë mode? Mirë atëherë, Mark Twain kështu mendoi vërtet. Ai thoshte: “Kolegji është ven-