më e mirë që ajo ta projektojë dhe më tej ta zbatojë? Pikërisht këtu, në këtë çast hyn besimi. Rinia
e cila beson në fuqinë e saj, në dijen e saj, në aftësinë, integritetin dhe në personalitetin e saj punon
fuqishëm dhe me vullnet të hekurt për të marrë
maksimumin nga jeta dhe gjithçka të mundshme e
të realizueshme për të ardhmen e saj. Ajo beson se
përpjekja e saj nuk do të shkojë dëm. Sot jeta na ka
vërtetuar se njerëzit më të suksesshëm janë pikërisht ata që kanë guxuar më shumë. Ndaj rinia duhet
të guxoj me besim drejt ardhmërisë së saj.
Si një mënyrë e mirë që dështimi të mos ndodhi,
të rinjtë duhet t’i përgjigjen pyetjen që duhet t’i bëjnë vetes së tyre: ku dua të jem pas x vitesh? Pas
kësaj ata duhet të vendosin strategjinë, të përcaktojnë mjetet dhe të ndjekin rrugët e duhura për të
realizuar qëllimin e tyre. Zoti na ka dhënë energji të
pashtershme, mjaft që njeriu t’i besoj dhe vërë në
punë për veten e tij, atëhere suksese i ka të gjitha
mundësit për t’u realizuar dhe njeriu për t’ia dalë në
jetë sepse “qëllimi nuk krijohet duke menduar për
të, por duke ndërmarrë veprime që të çojnë drejt së
ardhmes” (Stutz, Michels, 2012).
Duke qenë se frika ndaj të ardhmes ata i shmang,
të rinjtë duke mos guxuar nuk arrijnë të njohin aftësië e tyre, për pasojë nuk e shfrytëzojnë potencialin e tyre në kuadër të realizimit të vetes, duke
humbur kështu edhe besimin mbi aftësnë e tyre si
qenie njerëzorë e krijuar e plotë nga Zotit një element tjetër është edhe fakti se të rinjtë nuk tentojnë
të krijojnë të ardhmen e tyre por presin t’ia bëjnë të
tjerët për ta. Tek ata, ekziston frika për t’u bërballur me jetën, me dhimbjen që ajo të afron. Si rrugë
zgjidhje e favorshme dhe e lehtë është po kështu
edhe zgjedhja e profesione që të “garantojnë” apo
të ?? ?sigurojnë” të ardhmen. Kultura jonë
shqiptare, e tanishme, është që me pak
punë, përpjekje dhe investim ne të arrijmë shumë në jetë dhe në një kohë po
shumë të shkurtër. Ndaj siguria kthehet
në iluzion. Ndërkohë që çdo i ri duhet të
bëjë dhe zgjedhi atë profesion që është
më shumë i aftë për të bërë. Puno sot
që të fitosh nesër. Por ne duam të fitomë
që sot. Por “nëse nuk mund të durosh
dhimbjen [e jetës], nuk mund të ndihesh
plotësisht gjallë” (Stutz, Michels, 2012),
ndaj duhet të guxojnë sot që të ecin përpara dhe të
fitojnë nesër.
Suksesi gjendet në forcat e çdo njeriu, është si
çështja e gotës, e cila është përgjysëm e mbushur
me ujë dhe seicli nga ne e sheh në një këndvështrim ndryshe: gjysëm plot (optimisti) apo gjysëm
bosh (pesimisti) dhe kjo është çështje e zgjedhjes
së seicilit, çështje besimi.
Teuta NUNAJ, është ekonomiste
në profesion, punon si pedagoge
në universitet dhe herë pas here
e gjejmë edhe si opinionste me
artikujt të ndryshëm publicistik
në shtyp. Dashuria e madhe për
librat i ushqyen vazhdimisht pasionin për të shkruar