Pa Fokus Tetor | Page 10

Dt. 09 shtator 20:24 Rinia – Besimi - Ardhmëria Teuta Nunaj Vendosja e besimit si një element lidhës mes rinisë dhe të ardhmes, në pamje të parë nuk të thotë gjë, të duket si diçka e vendosur në vendin e gabuar. Për këtë motiv, do analizojmë fillimisht konceptin e besimit që t’i japim domethënie arsyes së prezencës së tij në analizën që do të zhvillojmë. Besimi sigurisht ka një konotacion shumë të gjerë: është besimi ndaj Zotit, ndaj vetes, ndaj të tjerë apo edhe ndaj gjërave që bëjmë. Do qëndrojmë te ky i fundit. Besimi është bindja e fortë se diçka është e vertetë ose se do të kryhet patjetër (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2002:103). Pra, besimi në analizën tonë është ura që rinia duhet ta kalojë që të shkojë tek e ardhmja, ku sa më të forta, të qëndrueshme dhe të lidhura më tokën (realitetin) t’i ketë këmbët ura, aq më e sigurt dhe promovuese është që të kalohet për të shkuar të përgatitur dhe me optimizëm drejt së ardhmes. Në këtë rast, Rinia - besimi - ardhmëria janë një trinom që kanë një lidhje pashmangërisht dhe shumë të rëndësishme me njëri-tjetrin. Besimi tek e ardhmja është thelbësore në një performancë. Besimi na jep shpresën për të ecur dhe për të bërë diçka. Kështu, përpara se rinia të realizoj të ardhmen e saj, duhet ta besoj fort që do ndodhi më e mira. Atëhere pyetja në këtë rast është: si lidhet besimi me të ardhmen? Besimi është një shpresë për të projektuar të ardhmen me dëshirën e mirë që do të realizohet. Besim do të thotë të kesh jo vetëm dëshirë, por dhe vullnet të bësh një projekt me bindjen që do të të realizohet. Askush nuk hyn në një sfidë, kur e di që është i paaftë për të dalë i suksesshsmë. Askush nuk i hyn një loje nëse e di që në fillim se me mjetet që ka, do e humbasi. Askush nuk shpenzon energji kot, nëse e di që rezultati përfundimtar është zero. Atëhere normalisht që na vjen një tjetër pyetje në analizën tonë: ku e di rinia që e ardhmja do të jetë