Pa Fokus Shtator | Page 29

letër për të dhënë leksion rreth një qasje të thellë besimi dhe filozofie. Po të shkruaj për të të dhënë “lamtumirë”. Sapo ishim duke folur bashkë në telefon pak me pare. Arrij ende të dëgjoj zërin tënd në mendimet e mia. Imagjinoj ty, para meje tani… një imazh kaq I bukur, një kujtim kaq I dashur, të cilin unë do ta mbaj deri në fund. Tani që lexoj letrën, këtë moment, ti e di që unë do kem vdekur. Ka gjëra që unë dua që ti t’I dish. Ndërsa lë Afrikën, jam I vetëdijshëm gjithashtu se cfarë më pret. Aq sa kam dhe ndjesinë që ky udhëtim mund të më sjellë vdekjen, por gjithsesi, pavarisht kësaj kjo është dicka që do mbetet për tu provuar. Unë e di që nuk kam lindur për ndjenjur ulur në një kulltuk. Unë nuk jam njeri që rri. Nuk jam fare I tillë. Korrigjoj: nuk kam qënë ndonjëherë I tillë… nuk po shkoj në Afrikë vetëm si gazetar, po shkoj sepse mbi të gjitha, kam ndërmarrë një mission politik, dhe për këtë arsye mendoj se ky mission do më cojë drejt vdekjes. shumë nga c’mund të kem dashur njeri tjetër. Dua që ta dish se kjo është tërësisht e vërteta. Dua të më mbash mend mua por jo të hidhërohesh për mua. Nëse për ty unë kam vlejtur sado pak, dhe besoj se kam vlejtur, mos vuaj, nuk e dua këtë prej teje. Mos më harro, por vazhdo dhe jeto. Jetoje jetën tënde. Dhimbja do të venitet me kalimin e kohës, megjithëse tani duket shumë e vështirë për tu imagjinuar dicka e tillë. Jeto në paqë, e dashura ime; jeto, dashuro, urrej, dhe vazhdo lufto… Mbarta shumë faje, por besoj dhe shpresoj se dhe disa cilësi të mira po ashtu. Por ti, Eva, frymëzove të tillë dashuri tek unë, sa që unë sdi as si ta shpreh si duhet… Qëndro drejtë, drejto shpatullat, mbaj kokën lart. Në rregull? Kujdesu për veten Eva. Dil dhe pi ndonjë gotë gotë kafe. Ka marrë fund tashmë. Të faleminderit për kohët e mrekullueshme që patëm bashkë. Ti më bëre shumë të lumtur. Adieu. Eva të puth për të dhëne lamtumirën. Kjo është hera parë që unë të kam shkruaj ty, duke ditur fiks dhe cfarë dua të them: të dua, të dua, të dua, të dua. Me dashuri, Nga Stieg. Doja që ti ta dije këtë. Doja që ti të dijë që të dua më film Donnie Darko (2001) Ky është ndër ata lloj filmash që më shumë se sa një film për t’u shijuar është një për t’u zgjidhur. I gjithë filmi përmblidhet në në lojë intriguese të mendjes, mozaikut psikologjik dhe disa koncepteve jetësore që përplasen të ndërgjegjeshëm pamëshirë rreth murit të realitetit të vërtetë. Donnie Darko, një student gjimnazi, rezultatet e testeve në shkollë të të cilit janë të frikshme, të cilat japin përshtypjen e një personazhi të pëlqyeshëm dhe të hidhur në të njëjtën kohë, që herë pas here edhe harron të marrë ilaçet për arsye të pakuptueshme dhe shpesh shqetësuese. Ai takohet herë pas here me një psikiatër, i cili përdor hipnozë mbi të dhe nga ku zbulon që atë, Donnien, e viziton shpesh një personazh, nje lepur gjigand, i cili përgjatë natës e udhëheq këtë të parin përmes misionesh gjate kohes që fle. Një nga këto ecejake nëpër gjumë qëllon të jetë me fat sepse gjatë kohës që ai paskish qenë jashtë shtëpisë, një motor i një avioni 747 bie fiks në dhomën ku ai duhet të kishte qenë duke fjetur. 29