Pa Fokus Shkurt | Page 33

33 Klea Vyshka RUBRIKA DOSSIER tjerët”. Dhe ishte po një “tjetër” që e shoqëroi në rrugëtimin e tij të gjatë sërish, Nora quhej, që më vonë u bë nëna e dy fëmijëve të Xhojsit, e më pas gruaja e tij e ligjshme. Nga qyteti kroat Pula, në Trieste, gjer në Romë dhe Paris, Xhojsi nuk reshti kurrë së shkruari edhe pse gjendja financiare ishte ndonjëherë e tillë sa ta detyronte shkrimtarin e talentuar të punonte si mësues privat. Në vitin 1914, Xhojsi ia doli mbanë të botonte librin e tij të parë me tregime, “Dublinasit”, një histori botimi që qartëson dukshëm faktin se marrëdhëniet mes shkrimtarit dhe botuesit nuk kanë për të qenë njdonjëherë për së mbari. Ende pa u shpërndarë libri, shtypshkronjës i vihet zjarri dhe të gjitha kopjet digjen, ndërsa Xhojsi mrekullisht arrin të shpëtojë dorëshkrimin e vet. Çdo ngjarje që ka ndodhur në jetën artistike të Xhejms Xhojsit, vetëm sa ka rritur dëshirën dhe kureshtjen e lexuesve të zbulojnë se çfarë fshihet në të vërtetë pas shkrimeve të tij. Ja dhe një arsye pse u bë i suksesshëm. Skandalet kanë edhe anën e tyre të mirë. Vepra e tij më e mirënjohur dhe më e lavdëruar mbetet Uliksi, një ritregim modern i Odisesë së Homerit, që i vë personazhet në rolet bashkëkohore të Uliksit, Telemakut dhe Penelopës. Me një përdorim të theksuar e të vazhdueshëm të monologut të brendshëm, vepra theksoi stilin e “përroit të ndërgjegjes”, një grimcë të të cilit do ta gjeni pa dyshim edhe tek tregimi që kemi zgjedhur për rubrikën dossier të këtij muaji. Suksesi, gjithsesi, nuk mund ta mbronte Xhojsin nga problemet shëndetësore. Dhe nuk ishin probleme që për shkrimtarët mund të dukeshin të parëndësishme, përkundrazi, ishin të tilla që prekën organin ndoshta më të ndjeshëm për to: sytë. Pas një numri të madh ndërhyrjesh kirurgjikale, për disa vite Xhojsi ishte gati i verbër. Kohë pas kohe ai shtrëngohej të shkruante me laps të kuq në fletë të mëdha letre. Mes sakrificash të tilla dolën disa nga veprat më të famshme të letërsisë botërore. Në vijim të rubrikës do të keni mundësi të lexoni “Evelinën”, një histori që nuk di si ta quaj, triumfi apo humbjeje, por po mjaftohem duke e përcaktuar thjesht si histori njerëzore. Xhejms Xhojsi ishte një nga ata që bëri çmos për letërsinë. Ishte një nga shumë “të tjerë” që vendosi të ndiqte pasionin e tij të vetëm të vërtetë, për t’u kthyer nga një përemër i pacaktuar, në një prej gjigantëve të letrave botërore.