Pa Fokus Shkurt | Page 32

Rubrika DOSSIER vjen çdo muaj për lexuesin e revistës duke sjellë një jetëshkrim apo aspekte të veçanta nga një autor dhe nga ana tjetër një përkthim të punuar eksluzivisht për revistën. Rubrika ka nisur dhe është sipërmarrje e Klea Vyshkës, e cila veç pasionit për drejtësinë e ndan një pjesë të pasionit për letërsinë Ë shtë e habitshme të kuptosh një ditë, që në të vërtetë mund të jetë e qetë ose e mërzitshme si të ngjashmet e saj, se një pjesë të madhe të jetës së gjithësecilit, e thurin të tjerët. Se kush mund të jenë këta, është disi e vështirë për ta thënë me siguri. Gjithsesi, ndonjë hamendësim në favor të prindërve, mësuesve, klasës politike të vendit, madje edhe Zotit do të thoshte ndonjë, edhe mund ta bëjmë. Pyes veten sesi do të ishte jeta nëqoftëse nuk merrej pa Ʌ