luledeles
O
D
E
9.2.2015
Frida Rica
K
y qytet është me të vërtetë
i bukur në ato ditë kur mbyll
gojën dhe thjeshtë merr
frymë” - mendoj ndërsa eci, jo
me nxitim si zakonisht, nëpër
rrugët e Tiranës. Eshtë një nga
ato ditë kur nuk ka shumë zhurmë; sapo
ka pushuar shiu dhe ajri është i pastër si
rrallë herë. E vetmja gjë që gjallëron paksa
bulevardin janë grupet e turistëve, që
fotografojnë detaje nga më të ndryshmet,
që unë, shumicën e kohës, as që i vë re. “
Do më pëlqentë të isha një javë turiste në
këtë qytet...Po, po!! Një javë në Tiranë do
të ishte interesante,” - dhe me mendjen
time time bëj listën e vendeve që do të
vizitoja, të cilat nën petkun e turistes do
të më pëlqenin ku e ku më shumë sesa më
pëlqejnë tani, në këpucet e një studenteje,
që për hir të vërtetës nuk dëshiron gjë
tjetër veçse të këpusë qafën nje orë e me
parë nga ky vend! Të shpëtojë nga amullia
e një “metropoli” që shpesh ngjan si një
këlysh që sillet e sillet për të kafshuar
bishtin e vet...
Disa turistë kanë ndaluar pranë parkut
“Rinia” ose “Pitbulli”, emër që i shkon
më shumë për shtat së fundmi. Fokusi i
aparateve kësaj rradhe është shqiponja
krenare, monumenti i pavarësisë dhe...
Deizy!! Çfarë dreqin??!!! Pak metra poshtë
shqiponjës tonë dykrenare, po aq krenare
shtrihet Deizy. Pak më tutje, po në të
njëjtën të kuqe të pisët një “ Love Forever”
përpiqet të marrë hapsirën e vet të famës,
por as ajo dhe as shqiponja nuk bien aq
në sy sa Deizy, që qëndron llastueshëm
e që shkakton një rrëmujë mendimesh në
kokën time. “Epo