Pa Fokus Mars | Page 38

Komisioni i reformës për arsimin e lartë ka identifikuar një sërë problemesh lidhur me arsimin e lartë, sigurisht duke përfshirë atë privat, por kryesisht lidhur me atë shtetëror, duke filluar që nga fondi i ulët që i akordohet arsimit universitar nga buxheti i shtetit (0.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto). Shqipëria shpenzon sot për student 500-600 euro në vit akademik, një shumë kjo e paimagjinueshme nga vende me të cilat ne aspirojmë të krahasohemi, vende të Bashkimit Evropian. Duke marrë parasysh kushtet dhe mundësitë tona aktuale, Shqipëria duhet të syno