E ç’mund te them për etikën e tyre gjatë
vlerësimit? Po gjatë mesimdhënies? Eee
tani! Padyshim janë jashtëzakonisht “fair”
(të drejtë). Flasim, diskutojmë ditë e natë
për etikën por vallë pse nuk zbatohet? Te
transmetosh studentëve teoritë e Platonit,
Aristotelit e së fundi të mos kesh aspak etikë?!
Ndoshta, përvec etikës në libra, pedagogëve
tanë u mungon etika në vetvete, etika e cila
ndodhet branda njeriut dhe transmetohet
nëpërmjet veprave e jo veç me fjalë e fjalë.
Fundja fjalët i merr era thotë një shprehje
popullore. Por krahas shprehjes, universiteti
është institucion dhe si institucion duhet të
respektojë normativën e saj? Po kush e bën
institucionin? Shkollën? Ca shkresa normative,
ligjore. E për çfarë? Për të thenë, hej shiko
se shkolla është institucion nuk mund të
veprosh sipas deshirës sate. Sigurisht që si
student/e kam detyrimet e mia. Patjetër nisem
nga detyrimet për të shkruar tek kërkesa
e së drejtës. Po ç’te drejtë të kërkosh? Kujt
t’ia kërkosh të drejtën? “Institucioni” nuk
mban përgjegjësi as normativa e as ligji. Së
pari rregullat thyhen nga pedagogët që në
kendvështrimin e studentëve janë perëndi.
Harrojnë se janë thjesht njerez si ne por me një
status të caktuar në shoqëri. Përvec statusit
kanë një përgjegjësi të madhe në shoqëri. Dhe
për këtë as që bëhët fjalë t’ua prekesh këtë
çështje se menjëherë ke fyer “statusin”. Nëse
ti u tregon se nuk janë të drejtë, të marrin
inat dhe të ulin notën ose bëjnë cdo gjë që ti
të ndjehesh si më e nënvleresuar. Luajnë me
psikolojinë e studentëve duke favorizuar disa
e disa jo. Ndoshta do të mendoni se ‘favorizim?
E po ja po shkruaj një: “Mos shkruaj shumë