Kontraversiteti prej një drejtuesi ekstravagant dhe simpatia prej një
artisti arrogant, i gargantuan Ramës një sukses për dekadën e ardhshme
dhe më tepër. Organizimi i Binnale’s së Tiranës, rubrika personale në
revistën Klan, orvatjet për të ç’institucionalizuar Teatrin Kombëtar dhe
ndërhyjet në qendrën e Tiranës, kanë konfirmuar here pas here specifikën
e veçantë të Ramës si politikan (drejtues). Vepra e plotë e pop-artistit
Rama duket duket se kompleksohet me kalimin kohës sipas një rendi
rritës. Me ardhjen e tij në krye të qeverisë e deri në ditët e sotme, një sërë
ndërhyrjesh në të njejtën linjë me atë të sipëpërmendur janë zbatuar
në të gjitha mjediset ku Kryeministri mund të ketë pushtet. Kështu,
në ditët e para të futjes në Kryeministri, Rama bëri publike me anë të
një seti të gjatë fotografish kurimin e godinës. Përkujdesja estetike që
Kryeministri shfaq në tërësinë e punëve të tij, e bën të vështirë dallimin
e qëllimin nga propaganda. Shndrrimi i godinës së Kryeministrisës në
galeri ishte paradigma e një sërë ndërhyrjesh radikale të ndërmarra
nga qeveria të cilat janë reflektuar në sferën social-kulturore. Kështu
për shembull; ndër projektet e para të Ministrisë së Kulturës ishte
shndrrimi Teatrit Kombëtar të Komedisë në Teatër Eksperimental.
Gjithashtu aplikimi i kontratave të përkohëshme për artistët ishte
një eksperimenti me risk të lartë të cilit akoma nuk i dihet rezultati.
Një tjetër dukuri që bie në sy nga politikat e zbatuara të qeverisë së re janë
përparësitë që ajo u jep “risive” karshi “traditës”. Si për të provuar linjën
revolucionare të Ramës, të vetmet aktivitete të cilat patën mundësinë të
ruanin vazhdimësinë e për më tepër të gjenin mbështetje nga pushteti
qendror, ishin ato aktivitete të cilat u estabilishuan gjatë pushtetit lokal
të Ramës (dhe kishin karakter lokal, sigurisht). Aktivitete si Peza n*Fest
(dikur quhej Peza on the Rock) apo Nata e Bardhë e Tiranës kanë patur
një rritje të dukshme në performance e tyre vitin e fundit. Përkundrazi,
për aktivitete/insitucione kulturore të cilat edhe pse modeste (duke patur
parasysh realitetin ku jetojmë) si konkursi i artit pamor Onufri apo Panairi
i Librit pësuan një distancim të Ministrisë së Kulturës. Ashtu sikurse
mund të vihet re, një politikë e tillë destinon mbylljen e institucioneve
të sipërpërmendur dhe zëvendësimin e tyre me spektakle sui generis si
Festivali i Librit dhe i Artit Pamor paMUR Art apo të shumë përfolurin
BUNK’ART. Qeveria e cila nëpërmjet Ministrisë së Kulturës shpreh
vullnetin e saj për tu tërheqeur nga një sërë aktivitetesh të cilat tashmë
j