Pa Fokus Mars | Page 12

Revolucioni kulturor i Ramës N ë vitet ’90 kur regjimi i shkuar kishte ende disa energji të fundit për të persekutuar, pedagogu i Akademisë së Arteve Rama kishte guximin të kritikonte mjaft ashpër në televiozionin publik “Artin e Komunizmit”, duke u pozicionuar kështu sipas një qëndrimi politik antikonformist. Pas rënies së diktaturës, veç penelit, pena ishte instrumenti më i përdorur nga Edi Rama për të sulmuar në faqet e gazetës Koha Jonë regjimin e ri të demokratëve të kohës. Për disa vite me rradhë aktivizmi politik opozitar brenda dhe jashtë vendit, prezantimi i Ramës si aktivist intelektual eklipsoi profesionin e tij të vërtetë. Pas një heshtje politike dhe i fokusuar në artin bashkëkohor në galeritë më në zë të Europës, Edi Rama emërohet Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga Kyeministri Fatos Nano në prill të vitit 1998. Për dy vite në krye të Ministrisë, Rama konvertoi pjesën më të madhe të potencialit të tij artistik në spektakël për masat dhe ekzibicionizëm politik. Shumëkush që ka jetuar në Tiranën e fillim viteve 2000 e ka thuajse të pa mundur të mos kujtojë periudhën kur Rama erdhi në krye të Bashkisë më të madhe në vend. Me një background artistik kryebashkiaku i ri ndërhyri radikalisht në Tiranën e mbytur nga plehrat dhe ndërtimet pa leje. I frymëzuar kryesisht nga kubizmi dhe abstraksionizmi, ai bojatisi fasadat e vjetra të pallateve me një mori të gjithfarëllojshme ngjyrash. Veçse funksionale për kohën, ndërhyrja në Tiranën e atyre viteve rezultoi të ishte estetike deri në atraksion. Dëshmi për këtë fakt janë jo vetëm zgjedhjet e ardhshme të fituara bindshëm, por edhe një seri çmimesh prestigjoze, atribuar nga institucione ndërkombëtare1 [Hyperlink http://www.worldmayor.com/worldmayor_2004/rama_winner04.html ].